Një listë antike pyetje-përgjigjesh

Unë supozoj se profeti Habakuk i Testamentit të Vjetër nuk është shumë i njohur në ditët e sotme, por ai me siguri e dinte se çfarë do të thotë të besosh te Zoti pa marrë parasysh sa keq po shkonin gjërat:

“Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë, ndonëse punimi i ullirit do të jetë zhgënjyes dhe arat nuk do të japin më ushqim, ndonëse kopetë do të zhduken nga vathat dhe nuk do të ketë më qe në stalla, unë do të ngazëllohem tek Zoti dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim!” 1

Isha kureshtar për atë që mund të kishte ndodhur në jetën dhe kohën e Habakukut për ta frymëzuar atë të shkruante një deklaratë kaq të bukur besimi, kështu që e lexova të gjithë librin. Është një libër të shkurtër, vetëm tre kapituj, dhe del se ky fragment del në fund, si përfundim i dialogut të Habakukut me Zotin.

Libri ofron shumë pak detaje në lidhje me jetën personale të Habakukut, por është e qartë se ai jetoi në një epokë të vështirë në historinë e njerëzve të Zotit, dhe ai e fillon atë duke vënë hapur në dyshim mençurinë e Zotit.

Habakuku i thotë Zotit se nuk sheh asgjë rreth tij, veç padrejtësive, dhunës dhe shkatërrimit nga ushtritë pushtuese, dhe ai shtron të njëjtën pyetje që të gjithë ne ia bëjmë shpesh Zotit, zakonisht, më pak të arsyetuar se ai: Pse Zoti nuk i bën gjërat si duhet dhe pse Ai e lejon të keqen të triumfojë? Përgjigjet plot durim të Zotit e sjellin si përfundim, Habakukun të besojë tek Zoti dhe premtimet e Tij që i mundësojnë atij të vendosë gjithçka në duart e Atit të tij të dashur.

I njëjti mësim që shkon përtej kohës është tema e këtij numri të Activated. Ne mund të zgjedhim të gëzohemi tek Zoti dhe në shpëtimin tonë, edhe në mes të sprovave të jetës, “sepse Zoti ka thënë, ‘Nuk do të të lë, nuk do të të braktis.’”2 Ne mund të besojmë në premtimet e Tij të përjetshme për të kaluar një për një të gjitha stuhitë e jetës.

  1. Habakuku 3:17–18
  2. Hebrenjve 13:5

Ronan Keane

Ronan Keane është redaktori ekzekutiv i revistës Activated.