Mrekulli nga Maestro

Thuhet se janë tre artistë që na japin muzikë: Zoti, i cili na jep dru magjik për të bërë instrumentet; mjeshtri që krijon instrumentet, i cili pas muajsh mund, zgjon muzikën që jeton në dru; pastaj maestro muzikor, i cili çliron muzikën nga kufijtë drunor për të liruar dëgjuesin.

Isha dëshmitar i dorës së parë të një ilustrimi të fuqisë shpenguese të muzikës kur vizitova një burg të grave në Uganda. Në disa raste, këto gra ishin shtatzënë ose jetonin brenda mureve të burgut me fëmijët e tyre, pasi nuk kishin askënd tjetër që të kujdesej për ta.

Unë dhe një grup miqsh të cilët ishin vullnetarë të krishterë kishim ardhur për t’i argëtuar në forma të ndryshme: me muzikë, një shfaqje komedie, klouni dhe magjie, dhe një skeç, të cilin do ta interpretoja unë. Në kërkim të një tematike që do t’i identifikonte, pasi mësova më shumë rreth tyre zbulova se shumë prej të burgosurave mendonin se ishin të pavlera dhe se tashmë ishin të padobishme. Ato mbijetonin tashmë nga dita në ditë në një gjendje të pashpresë.

Hasa poezinë e “Prekjes së Dorës së Mjeshtrit”, e cila dukej e përsosur për këtë rast. Historia flet për një violinë të vjetër të sakatuar, që është nxjerrë në ankand. Në fillim, ajo tërheq vetëm oferta prej vetëm disa dollarësh, por pasi vjen dhe i bie një i moshuar, violinës i ofrohet një çmim më i lartë. Pse e njëjta violinë ndryshoi vlerë në mënyrë kaq drastike? Ishte “prekja e dorës së Zotit” që luante një muzikë kaq të bukur.

Këto gra kishin një vlerë të madhe dhe ishin akoma në gjendje të “bënin muzikë të bukur” në jetën e tyre nëse do e linin Mjeshtrin t’i prekte. Ne e interpretuam skeçin në gjuhën e tyre vendase, duke përdorur një violinë të vërtetë. Unë bëja mimika sikur i bija, nga një regjistrim i një maestro violine. Pas disa udhëzimeve të thjeshta, publiku luajti rolin e ofertuesve të violinës. Më pas, shumë komentuan se si historia u kishte dhënë atyre shpresë të re.

Historia se si u krijua kjo poezi, është gjithashtu e rëndësishme. Autori, Myra Welch, pëlqente të luante organo në rininë e saj, por për shkak të artritit të rëndë, u lidh pas një karroce dhe nuk mund të luante më. Një ditë ajo dëgjoi një predikim mbi fuqinë e Zotit për t’i përdorur njerëzit përkundër mangësive dhe aftësive të tyre dhe tha: “U mbusha aq shumë me dritë saqë e shkrova atë për 30 minuta”. Vetë fakti që ajo mund ta shkruante ishte një veprim i mahnitshëm. Asaj i duhej të mbante një laps në duart e saj të përdredhura nga artriti, për të shtypur me mundim secilën nga shkronjat në butonat e tastierës. Sidoqoftë, ajo tha, “gëzimi i shkrimit e tejkaloi dhimbjen e përpjekjeve të mia”.

Edhe një violinë e vjetër dhe në dukje e pavlerë mund të transformojë jetë. Diçka e vogël, si disa peshq dhe pak bukë mund të shndërrohen në një gosti për mijëra njerëz me prekjen e dorës së Mjeshtrit, si kur Jezusi shumëfishoi bukët dhe peshqit. 1 Moisiu zbuloi se me gjithë papërshtatshmërinë e tij, diçka aq e zakonshme sa një kleçke mund të shndërrohet në një shkop të Zotit për të bërë shenja dhe mrekulli të fuqishme. 2

  1. Shih Mateun 15.
  2. Shih Eksodi 4.