Po sikur të luani një lojë ku ju konkurroni vetëm me veten tuaj dhe bëni disa të mira gjatë këtij procesi? Si thoni për “Lojën e Zemrave”?

Vitin e kaluar, vajza ime zbuloi se kanceri i gjirit i ishte kthyer, dhe e gjeta mendjen me mendime depresive dhe pa shpresë natë pas nate. Ishte një dimër i gjatë dhe i ftohtë. Nuk gjeta më gëzim ose ngushëllim në gjërat që kisha dashur, si batanije dimri me dëborë. Fillova ta urreja atë borë dhe ajrin e akullt. Sa dëshiroja që disa rrezet e ngrohta të diellit ta thyenin atë errësirë!

Dhe disa rreze dielli erdhën, në një mënyrë të papritur.

Po bisedoja me një mik dhe rastësisht përmenda që ndërsa isha në tren nisa të bisedoja me dikë, dhe “sa mirë ndihesha të përqendrohesha te dikush tjetër.“Duket fantastike!” tha ai. “Le ta kthejmë atë në një lojë.” Kështu që ne filluam të shkruajmë histori të njëri-tjetrit për njerëzit që kishim takuar, kemi qenë të lidhur apo kemi ndihmuar disi. Përveçse bëra ca të mira, më ndihmoi të ruaj shëndetin tim mendor për një periudhë shumë të vështirë në jetën time, duke më detyruar të kërkoja mundësi dhe histori, të cilat mund t’i ndaja me mikun tim. Që nga ajo kohë, ne jemi zgjeruar dhe e kemi luajtur këtë lojë me një grup vullnetarësh në rrugët e qytetit të Rijekës dhe e kemi përdorur atë si pjesë të kampit tonë veror të të rinjve. 1

Këtu është një përmbledhje se si të luani:

  • Bëni gjeste të vogla dashurie ndaj kujtdo, por mundësisht të huajve, njerëz të cilët i takoni rrugës për në shkollë, punë ose kur shëtisni diku.
  • Këto akte mirësie mundet ose nuk mundet të përfshijnë të folurin.
  • Mund të luhet kudo, në çdo orë të ditës, vetëm ose me një lojtar tjetër.
  • Nuk ka asnjë taktikë të fshehtë. Në fakt, është më mirë të ndani sekretet dhe përvojat tuaja, edhe pse ideja nuk është të mburreni me veprat tuaja të mira.

Qëllimi i kësaj loje është të rritet ndërgjegjësimi për nevojën universale për dashuri, dhe të kuptojmë se ajo nuk mbaron kurrë; ne mund t’ua japim dhe t’ua transmetojmë të tjerëve, dhe shpesh ajo na kthehet menjëherë. Ajo na tregon gjithashtu rëndësinë e gjërave të vogla, çfarë ndikimi mund të kemi te të tjerët pa pasur nevojë të bëjmë ndonjë gjë të pazakontë apo të madhe.

  1. Mësoni më shumë rreth Lojës së Zemrave dhe shikojeni atë këtu: https://www.youtube.com/ëatch?v=Eë2Iu-VEVKc.