Kur dy nga fëmijët e mi të rritur patën kohët e fundit foshnjat e tyre të parë, u konfirmua diçka që e dija prej vitesh: Të bëhesh prindër sjell më të mirën tek njeriu. Prindërit e rinj ndjejnë ndikimin menjëherë, si emocionalisht ashtu edhe fizikisht – lidhja e dashurisë që ndodh në shikimin e parë dhe që bëhet më e fortë çdo ditë, dhe gjumi i ndërprerë si dhe ndryshimet e tjera të orarit dhe të prioriteteve. Por ka edhe ndryshime më të holla që të tjerët zakonisht janë të parët që i vërejnë – atë ndriçim të veçantë që Zoti i rezervon prindërve të rinj dhe pjekurinë që vjen nga përpjekja dhe sakrifica për të plotësuar nevojat e foshnjës, si për shembull.

Isha i sigurt se sjellja në shtëpi e një foshnje të re do të ishte momenti më krenar për mua, dhe me të vërtetë ishte çdo herë. Tani do të thoja se ajo vjen në vendin e dytë pasi u bëra gjysh, sepse çdo herë që ndodh kjo (kam 11 nipër dhe mbesa) jam dyfish i krenar – krenar për nipin ose mbesën e re dhe krenar për prindërit e tyre.

Pra, tani që e dini se jam gjysh, mund të ndiheni të habitur se çfarë këshillash “gjyshërore” mund të kem për prindërit e rinj, kështu që do t’ju them. Përveç “treshes së madhe” të zakonshme – duani fëmijët tuaj pa kushte, thuajini shpesh se i doni, dhe bëni kohën cilësore me ta prioritetin tuaj të parë – mendoj se një nga gjërat më të mira që prindërit mund të bëjnë është të lejojnë fëmijët e tyre të jenë vetvetja.

Nëse jeni si shumica e prindërve, dëshironi që fëmijët tuaj të shquhen. Është mirë të përpiqesh t’i ndihmosh ata të arrijnë potencialin e tyre të plotë, por shpesh ka një vijë të hollë mes kësaj dhe pritjes së shumtë prej tyre ose prej vetes. As ju as ata nuk do të jeni kurrë të përsosur, kështu që mësoni të festoni sukseset dhe të mos shqetësoheni për pjesën tjetër. Përpiquni për dashuri dhe besim në vend të përsosmërisë, dhe do të formoni lidhje përjetë që do të ju mbajnë së bashku nëpërmjet çdo gjëje. Gëzofshi prindërimin! Dhe për ata që janë dyfish të bekuar, gëzofshi gjyshërimin!