E vrava fugonin tonë. Unë po vozisja në kulmin e verës dhe gjithashtu në kulmin e trafikut, komplet e humbur. Në mes të trafikut zvarritës, kondicioneri im pushoi së punuari. Mendova se ishte thjesht fat i keq që kisha ngecur në trafik dhe makina ime nuk kishte ajër të kondicionuar, kështu që bëra atë që bëj shpesh kur gjërat po shkojnë keq: vazhdova e vendosur rrugën.

Më në fund, arrita ta fusja GPS-in tim në punë, arrita atje ku duhet të merrja fëmijët e mi dhe fillova ngasjen për në shtëpi me dritaret e hapura. Nga fundi i rrugës për në shtëpi, Fillova të dëgjoja një tingull të çuditshëm. Ishte një tingull i tillë që edhe dikush injorant për makinat e di që është i keq. Tashmë ishte errur dhe ne ishim në një rrugë fshati. E dija se kishte një stacion karburanti rreth tre kilometra përpara, kështu që vazhdova rrugën për në stacionin e karburantit. Deri në kohën kur hapëm krahun, tymi i naftës i njoftoi të gjithë përreth mbi mbërritjen tonë.

Brenda disa minutash, u rrethova nga disa djem që kishin vërejtur gjendjen time të dukshme të “vajzës në ankth”. Nuk iu desh më shumë se një sekondë për të kuptuar se radiatori ishte i zbrazët, makina ishte nxehur shumë, dhe me shumë ngjasa, motori ishte djegur.

Në atë moment, njëri nga djemtë më tregoi këtë gjënë e vogël në kraskot, të quajtur matës i nxehtësisë. Kishte ngecur në fund, duke treguar se motori ishte shumë i nxehtë. Atë natë, mësova se matësi i nxehtësisë ndoshta po tregonte problemin për mua shumë kohë përpara se ta mundoja makinën e mbinxehur për të ecur me më shumë se 95 kilometra në orë në mes të verës së Teksasit. Ose sipas fjalëve të burrit tim, “E gjithë kjo ndodhi mund të ishte parandaluar.”

Pra, kondicioneri ishte fikur sepse makina po mbinxehej, dhe po eliminonte funksionet që nuk ishin absolutisht të nevojshme. Kjo duhej të ishte një tregues për mua se makina kishte nevojë për vëmendje. Po të më shkonte ndërmend ta shikoja matësin e nxehtësisë, do të kisha vënë re se po nxehej shumë. Mund të kisha hapur krahun dhe të kisha kërkuar ndihmë për t’i hedhur ujë radiatorit. Ky veprim i thjeshtë dhe i vogël do të na shpëtonte makinën. Ah, mend për herë tjetër!

Secili prej nesh ka matës që na tregojnë atë që na nevojitet fizikisht, mendërisht, emocionalisht dhe shpirtërisht. Për shembull, unë e di se sa herë që jam e rraskapitur, kam shumë dhimbje veshi. Kur filloj të ndihem sikur më kanë shteruar plotësisht energjitë dhe kam nevojë për ushqim, e di se duhet të rezervoj ca kohë me veten për të rimbushur shpirtin tim. Kur ndiej sikur dua t’i bërtas ndokujt, e di që kam nevojë të ndalem dhe të zbuloj ç’po më shqetëson.

Të mësoni se cilët janë matësit tuaj dhe si t’i lexoni ato mund t’ju ndihmojnë të parandaloni disa probleme dhe komplikime serioze. Në botën tonë që ecën me ritëm të shpejtë, jemi mësuar me gjëra të tilla si email, streaming, tekst dhe kërkim në google, të gjitha këto na i venë informacionin dhe komunikimin në majë të gishtave për disa sekonda. Kemi ushqim të shpejtë (fast food), argëtim të shpejtë dhe kompjuterë të shpejtë. Transporti ynë është më i shpejtë se kurrë. Por trupat, mendjet dhe shpirtrat tanë duhet ende të rimbushen.

Edhe ne mund të “digjemi,” ashtu si motori i makinës time, nëse nuk mësojmë si t’i lexojmë matësit tanë dhe të rregullojmë ritmin tonë në përputhje me rrethanat. Kjo çon në probleme të padëshiruara, aksidente, miqësi të prishura, dhe madje edhe përkeqësim të sëmundjeve të lidhura me stresin.

Jezusi e kuptoi se si ne njerëzit funksionojmë. Ai e dinte që ne do të përpiqeshim të tregonim se si mund t’i ngrinim vetë “barrat e rënda”. Këshilla e Tij për ne? “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!” 1

Sipas Jezusit, ne jo gjithmonë supozohet të ndiejmë sikur të kemi nevojë të bëhemi më të fortë. Kur të ndihemi të lodhur, të mbingarkuar, të shastisur apo të stresuar, duhet të shkojmë tek Ai dhe Ai do të na japë paqe. Ashtu si hedhja e disa lëngjeve në radiatorin e makinës do ta shpëtonte motorin nga djegia, pjesa tjetër që na jep Jezusi mund të na shpëtojë nga humbja e toruas.

  1. Mateu 11:28–30