Fitoret, betejat, triumfet, provat, problemet dhe pengesat me të cilat përballeni, të gjitha janë pjesë e jetës. Të gjithë përballen me probleme, por unë jam njeriu përgjigje, dhe për secilin problem, gjithmonë ekziston një, ose shumë zgjidhje. Në çdo luftë, gjithmonë nxjerr një mësim dhe ka një fitore. Për çdo provë, ekziston gjithmonë një dëshmi. Ndërsa ndjekësit e Mi kthehen tek Unë dhe mbështeten tek Unë dhe më thërrasin, Unë kurrë nuk do të dështoj t’u përgjigjem dhe t’u siguroj ç’kanë nevojë.

Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi dhe jam në gjendje të bëj me tepri mbi të gjitha gjërat që më kërkoni, dhe mbi të gjitha gjërat që ju mund të imagjinoni! 1

Pra, ma besoni çdo merak Mua dhe më lini t’ju ndihmoj të mbani barrën e rëndë. Kaloni çdo ditë kohë me mua, kohë për të ardhur në praninë Time, për të kërkuar fytyrën Time dhe për të më lejuar që t’ju mbush me paqen time.

  1. Shih Efesianëve 3:20.