Në Izraelin e lashtë, rolet e burrave dhe grave ishin të përcaktuara qartë,  gratë tradicionalisht përfaqësonin shtëpinë dhe gjithçka që i përkiste asaj, përfshirë këtu kujdesin për fëmijët, mbikëqyrjen e shërbyesve dhe shpesh menaxhimin e financave të familjes. Por në Bibël, Zoti nuk e kufizoi veten e tij në gjini kur zgjodhi kë të përdorte për të përmbushur vullnetin e Tij, të fliste fjalët e Tij ose të drejtonte popullin e Tij.

Në disa raste, detyrat që Zoti u dha grave do t’u ishin dukur të frikshme edhe shumicës së burrave, por kjo nuk i ndaloi këto gra të guximshme dhe me plot besim t’i përgjigjeshin thirrjes së Tij.

Njihni disa nga gratë mahnitëse në Hollin e Famës së Heroinave Biblike:

Sara, Gruaja e Abrahamit, ka nderin të jetë gruaja e vetme në Bibël, e cila vdiq në moshën 127 vjeçare, që është një tregues i respektit që i është treguar asaj si nëna e popullit hebre. Kur Abrahami dhe Sara ishin të dy të moshuar, Zoti u premtoi atyre një djalë dhe ajo e lindi fëmijën e saj të parë dhe të vetëm, Isakun, kur ishte 90 vjeç. Apostulli Pjetër e përmendi Sarën si një shembull të grave të shenjta që kishin besim te Zoti dhe kishin bukurinë e brendshme. (Zanafilla kapitujt 11–23; Isaia 51: 2; 1 Pjetrit 3: 4–6)

Puah dhe Shiphrah, dy mamitë hebraike gjatë kohës kur izraelitët ishin skllevër në Egjipt, nuk iu bindën urdhrave të Faraonit për të vrarë të gjithë të porsalindurit izraelitë meshkuj. (Eksodi 1:15–22)

Jochebed priti derisa djali i saj i vogël, Moisiu, të ishte tre muajsh përpara se t’i “bindej” urdhërit të Faraonit për ta hedhur atë në Nil; kur e bëri, ishte në një shtrat lundrues për fëmijë. Për shkak të besimit dhe zgjuarsisë së saj, Moisiu u gjet dhe u birësua nga vajza e Faraonit, u rrit dhe u edukua në shtëpinë e Faraonit dhe më vonë e udhëhoqi popullin e tij të vërtetë të shpëtonte nga robëria e të shkonte në Tokën e Premtuar. (Eksodi 1:22–2:10)

Deborah ishte një profete dhe gjykatëse. Ajo mblodhi dhe organizoi ushtrinë që çliroi Izraelin nga forcat pushtuese të Jabin, një mbret kananit. (Gjyqtarët kapitulli 4)

Jael, një grua tjetër, i dha fund luftës duke vrarë gjeneralin e Jabinit, Sisera. (Gjyqtarët kapitulli 4)

Ruth u largua nga vendlindja e saj Moab dhe zgjodhi të ndiqte Zotin dhe të kujdesej për vjehrrën e saj të ve, prandaj, Ai e bekoi pa fund. Ajo u vendos në Betlehem dhe u bë paraardhëse e mbretit David dhe Jezusit. (Libri i Ruthës; Mateu 1: 5)

Hana ishte një grua pa fëmijë që i premtoi Zotit se nëse Ai do t’i jepte asaj një djalë, ajo do t’ia kushtonte atë shërbimit të Zotit. Zoti iu përgjigj lutjes së saj dhe ajo u bë nëna e profetit Samuel. (1 Samuelit 1)

Abigail i shpëtoi jetën shërbëtorëve, familjes së saj dhe të vetën, pasi burri i saj i ashpër ofendoi mbretin e ardhshëm David. Abigail doli me vrap për të takuar Davidin me një mesazh nga Zoti dhe Davidi u hoqi dorë nga hakmarrja. (1 Samuelit kapitulli 25)

E veja e Zarefatit besoi dhe iu bind profetit Elia, dhe shpëtoi tre jetë gjatë procesit: të sajën, të tijën dhe të djalit të saj. Pasi gati tre vjetësh uri, furnizimet e saj të mëparshme gati në përfundim me miell dhe vaj nuk mbaruan kurrë. (1 Mbretërve 17:1–16)

Hulda, një profete dhe bashkëkohëse e profetit Jeremia, u këshillua nga mbreti Josia për sa i përket vërtetësisë së disa rrotullave që u gjetën në tempullin e shkatërruar. Përmes dëshmisë së saj, mbretëria e Judës u kthye përsëri të besonte në Zot. (2 Mbretërve 22:13–20)

Ester ishte një vashëz hebre me emrin Hadasa kur i ra në sy mbretit pagan persian, Kserksit, të njohur gjithashtu edhe si Ashaueri. Pasi u bë mbretëresha e tij, në një episod tronditës të intrigave të oborrit mbretëror, Esteri rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar popullin e saj kur ministri i korruptuar i mbretit, Hamani, urdhëroi që të vriteshin të gjithë hebrenjtë në mbretëri. (Libri i Esterit)

Maria, nëna e Krishtit, e ngjizi Jezusin nga Fryma e Shenjtë kur ishte e virgjër dhe u përball me rrezikun të vritej me gurë derisa një engjëll e bindi të fejuarin e saj, Jozefin, të martohej me të. Për rolin e saj si nënë e Shpëtimtarit të botës, ajo u quajt “e bekuar midis grave”. (Luka 1:26–55; Mateu 1:18–25)

Maria dhe Marta ishin shoqe të ngushta të Jezusit dhe shpesh e strehonin Atë dhe dishepujt e tij në shtëpinë e tyre. Maria u lavdërua nga Jezusi që dëgjonte me vëmendje mësimet e Tij (Luka 10:38–42), kurse Marta ishte një nga të parat që identifikoi Jezusin si Mesia dhe Biri i Zotit. (Gjoni 11:20–27)

Gruaja te pusi ishte edhe samaritane, një popull i përbuzur nga hebrenjtë, edhe ndoshta me reputacion të keq edhe ndër njerëzit e saj. Por pasi Jezusi iu shfaq, ajo bindi shumë nga banorët e qytetit të saj ta njihnin Jezusin. (Gjoni 4: 3–30)

Maria Magdalena ishte një dishepull i afërt i Jezusit, qëndroi pranë tij gjatë kryqëzimit dhe ishte personi i parë të cilit Ai iu shfaq pas ringjalljes së Tij. (Marku kapitulli 16; Gjoni kapitulli 20)

Lidia, një shitëse rrobash në portin grek të Filipit, ishte personi i parë i regjistruar në territorin evropian që përqafoi krishtërimin. Ajo gjithashtu priti dishepujt në shtëpinë e saj. (Veprat 16: 14–15)

Lois dhe Eunice ishin gjyshja dhe nëna e Timoteut, një udhëheqës i hershëm i krishterë, të cilin ata e trajnuan që kur ishte i ri në njohjen e Shkrimeve. Ata ishin të njohur për besimin e tyre. (2 Timoteut 1:5)

Këto gra dhe të tjera të panumërta pas tyre u ngritën në thirrjet që Zoti kishte për to, sfiduan shanset dhe shfaqën besim, kurajë dhe dashuri që vazhdojnë të na frymëzojnë edhe sot.