Një histori e njohur tregon për një burrë që po ecte në breg të detit në perëndim të diellit dhe vuri re një djalë të ri në distancë që vazhdonte të përkulej, duke kapur diçka, që e hidhte përsëri në ujë.

Ndërsa burri po afrohej, ai mundi të shihte që djali po merrte yjet e detit që kishin dalë në breg dhe po i hidhte përsëri në ujë. Burri e pyeti djalin se çfarë po bënte.

“Po i hedh yjet e detit përsëri në oqean, përndryshe ata do të ngordhin këtu në breg.”

“Por ka mijëra yje në këtë breg, dhe kjo po ndodh në plazhet e të gjithë botës. Nisma jote nuk përbën ndonjë ndryshim”.

Djali buzëqeshi, u përkul dhe mori një yll tjetër deti dhe ndërsa e hodhi përsëri në det, ai u përgjigj: “Bëra një ndryshim tek ai yll.”

Bota ka kaq shumë probleme që janë më të mëdha se sa mund të kuptojmë, dhe është e lehtë të ndiesh se guri ynë i vogël i rënë në oqeanin e kaosit nuk do të sjellë aspak ndryshim. Por gjithçka që bëjmë ka një efekt të valëzuar në jetën e njerëzve me të cilët kalojmë shtigje, si dhe në jetën e atyre me të cilët ata do të kalojnë shtigje.

Lajmi i mirë është, se nuk është aq e ndërlikuar sa mund të mendojmë. E gjitha përmblidhet në një rregull të thjeshtë, “Ligji i Dashurisë”, të cilën Jezusi e shprehu si: të duam Zotin së pari dhe t’i trajtojmë të tjerët në mënyrën që duam të na trajtojnë. 1

Nëse i masim veprimet tona sipas korrigjimit të të gjitha gabimeve të botës, kjo kthehet në një detyrë të parealizueshme, të pamundur. Por kur e shpjegojmë mësimin e Jezuit me terma të thjeshtë të përditshëm dhe marrim një vendim, ndërmarrim një veprim, bëjmë një bisedë, një gjest të ngrohtë, papritmas nuk është aq i vështirë.

  1. Shih Mateu 22:37–40; 7:12.