Gjithë jetën time deri tani e kam kaluar në hemisferën veriore, dhe për rrjedhojë, trupi im është i aftë të njohë rënien e temperaturave dhe shkurtimin e ditëve, shenja këto që tregojnë se po afrojnë Krishtlindjet.

Më pëlqen çdo gjë nga sezoni i Krishtlindjeve – ngjyrat, dritat vezulluese, dhuratat, pemët e Krishtlindjeve, aromat, buzëqeshjet që të panjohurit shkëmbejnë mes tyre, kohën e çmuar me njerëzit e dashur. Në përgjithësi muzika e Krishtlindjeve është e bukur, por e pranoj që më pëlqejnë edhe këngët melankolike që luhen në qendra tregtare apo në radiot e makinave.

Edhe pse e kam njohur Jezusin gjatë gjithë jetës, kohët e fundit e kam parë veten shumë të përfshirë nga gumëzhimat dhe aktivitetet e pushimeve dhe më pak të dhënë ndaj arsyes së këtyre pushimeve. Kam patur më pak kohë se vitet e mëparshme për të menduar se si mund të donte Jezusi t’ia festoja ditëlindjen. Bibla nuk jep ndonjë udhëzim të veçantë lidhur me këtë; por sidoqoftë ekzistojnë disa vargje që mund të na japin informacion. Në këtë fragment, Nehemia jep këshilla se si të organizohet një festë: “Ngrihuni dhe festoni me një gosti ushqimesh të pasura dhe pijesh të ëmbla,” thotë ai, “dhe dhurojuni ushqime njerëzve që nuk kanë përgatitur asgjë.” 1

Mendoj se Jezusi – Ai që kur ishte në tokë shndërroi ujin në verë gjatë një ceremonie dasme 2 – do të donte që ne të kënaqeshim e të gëzoheshim. Dhe meqenëse Ai la mënjanë lodhjen për të ndihmuar njerëzit, 3 mendoj se do të interesohej edhe për ata qësot janë të vetmuar, të moshuar, të sëmurë, apo përata që po vuajnë, dhe Ai do të donte që ne të ndanim me ta sa mundemi dhembshurinë e Tij. Nëse bëjmë gjithçka dhe zbatojmë këtë këshillë, mendoj se rezultati do të jetë shumë afër asaj që po shpreson Ai që ka ditëlindjen.

Gëzuar Krishtlindjet juve dhe të dashurve tuaj!

  1. Nehemia 8:10
  2. Shih Gjoni 2:1-11.
  3. Shih Mateu 14:13-14