Falja nuk është një emocion, është zgjedhje. Kur merr vendimin për të falur, nuk do të thotë që i gjithë lëndimi është zhdukur. Por, pasi vendos të falësh, atëherë do të më lejosh Mua të punoj me zemrën tënde.

Të falësh është një hap drejt lirisë dhe larg peshës së pakënaqësisë që të lëndon dhe mund të lëndojë të tjerët. Kur mban dhimbje që nuk i ke falur, ajo peshë mund të të shtypë dhe përfundimisht të shkatërrojë shëndetin tënd emocional dhe të kontrollojë jetën tënde. Të heqësh dorë nga ai lëndim mund të jetë një nga gjërat më të vështira për të cilat duhet të bësh, por ti je ai/ajo që përfiton më shumë nga ky veprim.

Unë mund t’i rregulloj gjërat, të punoj në jetën e të tjerëve dhe t’i ndryshoj ato dhe kjo do t’i ndihmojë ata, por nuk do të të ndihmojë ty. Të bëj thirrje të falësh ata që të kanë bërë padrejtësi, sepse dua të të lehtësoj nga dhimbja dhe barra që ndien. Dua të të ndihmoj për të hequr dorë nga lëndimi që sjell trishtim, zemërim ose pikëllim. Dua që të falësh, sepse e di se falja është rruga drejt lirisë, lumturisë dhe rritjes.

Unë shoh paqen e mendjes dhe lirinë që do t’ju rikthehet sapo të bëni zgjedhjen për të falur. Shpëto veten nga dhimbja, pikëllimi dhe plagosja e vazhdueshme që vijnë nga përvojat lënduese dhe lëri ato me mua të kujdesem në mënyrën më  të mirë. Ndërsa ndërmerr atë hap faljeje me anë të besimit, unë do të të sjell shërimin që ti dëshiron.