Po pastroja furçat dhe kutitë e bojës pasi disa vullnetarë dhe unë mbaruam së pikturuari një mur për shkollën e së Dielës kur Maximi më dha një shënim:
U mbusha me shpresë kur punova dhe takova njerëz si ti, plot me besim dhe pozitivitet. Të lutem, a mundesh të thuash një lutje për mua pasi po kaloj një periudhë shumë të vështirë në jetë? Faleminderrit.
U çudita sepse nuk dukej si njeri me shumë probleme. Ishe një njeri i suksesshëm, me sjellje korrekte dhe shumë miqësor.
Pas disa muajsh, Maximi më ftoi për darkë në shtëpinë e tij. Aty më rrëfeu se si kishte luftuar për vite me rradhë me ankthin gjë që e kishte penguar të bëntë një jetë sociale. Kohët e fundit, mjaftonte thjesht frika se do ta zinte ankthi që ta pengonte të dilte nga shtëpia. Terapia nuk e kishte ndihmuar dhe i vinte turp nga gjëndja e tij, saqë kishte filluar të sajonte shfajësime kur e ftonin diku.
Ndërsa ai tregonte, ndjeva se mund ta kuptoja, sepse edhe unë kisha kaluar ankth që përsëritej. Më shkaktoi stres dhe shqetësim edhe pse më i lehtë se sa i Maximi-it.
Për shumë vite, pas një aksidenti kisha shumë frikë t’i jepja makinës, veçanërisht në autostrada ku kishte shumë makina. Zemra më rrihte shpejt dhe më mbulonin djersë të ftohta. Trembesha pa masë kur hipja në çdo lloj makine. M’u desh kohë që ta kaloja, ndaj e kuptoja atë që po kalonte Maximi.
Maximi më tregoi më tepër rreth përvojës së tij. Në fillim thjesht e dëgjova, pastaj i tregova përvojën time.
“Si arrite ta kaloje këtë?”—më pyeti gjithë kërshëri.
I thashë se çelësi ishte të besoje te Jezusi, të luteshe dhe të dëgjoje muzikë frymëzuese. Gjërat për mua nuk ndryshuan menjëherë. Madje, edhe tani ka momente që ndjej të njëjtën frikë, por kjo më shërben për të më kujtuar se sa shumë kam avancuar. Para se të binte mbrëmja, u lutëm së bashku që ai të mësonte t’ia jepte frikën e tij Jezusit.
Lajmi i mirë është se pasi ndoqi për disa muaj “terapinë” që kisha ndjekur edhe unë, Maximi u çlirua nga ankthi. Ka rifilluar jetën e tij sociale, ka filluar të udhëtojë sërish dhe ka hapur shtëpinë dhe zemrën e tij për raste të tjera që kanë nevojë për ndihmë.