Vetëkontrolli është fruit i nëntë i Shpirtit të Shenjtë i renditur te Galatinët 5:22-23. Edhe pse renditet i fundit, është me pa dyshim shumë i rëndësishëm. Duhet shumë vetëkontroll për të treguar tetë frutet e tjerë.
Së fundi lexova për eksperimentin e bonboneve të sheqerit Stanford, drejtuar nga psikologët e universitetit Stanford në vitin 1972. Gjatë eksperimentit, secilit prej fëmijëve iu ofrua një bonbone sheqeri me premtimin se nëse nuk e hanin për 15 minuta, do u jepej një tjetër. Studiuesit shqyrtuan se sa gjatë rezistoi duke ngrënë bonbonen secili fëmijë, dhe pas studimeve pasuese në vitin 1988 dhe 1990, sugjeruan se pritja e gjatë-e shoqëruar me kënaqësinë e marrë gjatë saj -lidhet me suksesin në të ardhmen. Zbulimet nuk konsiderohen përfundimtare, por kuptohet se të kesh vetëkontroll është një faktor i rëndësishëm në jetët tona.
Vajza ime Audrey nuk i ka mbushur dy vjeçe ende, por unë mund ta shoh që tani luftën që ndodh çdo ditë në mendjen e saj të re nëse duhet t’i hapë rrugë zemërimit dhe mërzisë apo jo. Unë e marr seriozisht përgjegjësinë për ta ndihmuar atë të kultivojë veçori positive—durim, mirësjellje, konsideratë, respekt, mirësi, ndershmëri—për të gjitha nevojitet vetëkontroll, por ama këto veçori do të formojnë karakterin e saj dhe do të nxjerrin në pah vlerat e saj gjatë gjithë jetës
Disa prej nesh ndodhen në rrethana më të lehta se të tjerët. Për shembull, Audreyt çokalata dhe torta i duket e neveritshme—dhe nëse kjo vazhdon edhe në moshën madhore, mund t’i bëjë të tjerët të mendojnë se ajo ka shumë vetëkontroll (të paktën për aq kohë sa i qëndron besnike një diete të shëndetshme). Fatkeqësisht, të jesh në gjëndje t’i rezistosh diçkaje për të cilën nuk ke interes nuk do të thotë të kesh vetëkontroll.
Secili prej nesh është unik dhe ka një rrugë të vetën për t’u zhvilluar, kështu që nuk ka sekrete për të arritur vetëkontroll. Megjithatë, nëse i vendosim jetët tona në duart e Zotit, Ai do të na ndihmojë të kuptojmë çfarë të bëjmë dhe çfarë të mos bëjmë, dhe zëri i ndërgjegjes sonë do të na mbrojë në fushat ku ndihemi të dobët.