Ndarja e besimit është diçka që shumë prej nesh mendojnë se duhet ta bëjmë, por ndonjëherë nuk e dimë se nga t’ia fillojmë. Ja disa sugjerime të dobishme.
Bëj pyetje kuptimplota. Bërja e pyetjeve specifike ndihmon në drejtimin e rrjedhës së bisedës. Jezusi shpesh e fillonte mësimin e Tij duke bërë një pyetje retorike. “Ai u tha atyre: ‘Cili prej jush…?’” (Luka 11:5).
Dëgjoni përgjigjet. Dëgjimi u mundëson njerëzve të hapen dhe të tregojnë për jetën e tyre dhe çështjet aktuale me të cilat përballen. “Të gjithë duhet të jenë të shpejtë në të dëgjuar” (Jakobi 1:19 NIV).
Përshtatuni. Të mësosh rreth njerëzve me të cilët bashkëveprojmë do të na ndihmojë të kuptojmë dhe t’i bëjmë të ndihen të identifikuar me Ungjillin. “U bëra gjithçka për të gjithë, që të shpëtoja disa prej tyre” (1 Korintasve 9:22).
Tregoni një histori për të ilustruar mendimin tuaj. Jezusi ishte një ekspert në përdorimin e shëmbëlltyrave dhe historive për të kapur interesin e audiencës së tij dhe për të dhënë një mësim. Ka raste në një bisedë ku fjalia “Kjo më kujton një histori që kam dëgjuar dikur…” mund të çojë në një diskutim dhe dëshmi më të thellë.
Përdorni eventet dhe ngjarjet aktuale. Gjatë Dhiatës së Re, Jezusi iu referua ngjarjeve lokale kur u përgjigjej pyetjeve të njerëzve, të cilat i mundësuan Atij të paraqiste perspektivën e Zotit mbi situatat. 1
Ndaj dëshminë tënde personale. Se si e gjetët Jezusin ose si Zoti punoi në jetën tuaj e bën besimin e krishterë një përvojë praktike, të gjallë, në botën reale. Apostulli Pal ndau shpesh historinë e tij të kthimit në besim si pjesë e dëshmisë së tij. [[ (Shih Veprat e Apostujve 26: 1–23.]
Përdorni literaturë ungjillore. Një trakt ose literaturë tjetër e krishterë është një mënyrë efektive për të ndarë një dëshmi me njerëzit që hasni gjatë gjithë ditës tuaj (2 Timoteut 4:2).
Bëhu i sjellshëm dhe i hirshëm. Jo të gjithë do të kuptojnë ose pranojnë atë që besoni, por do të jetë më e lehtë për ta të marrin në konsideratë nëse fjalimi juaj është i sjellshëm dhe i hirshëm. “Fjala juaj të jetë gjithnjë e hirshme, e ndrequr me kripë, që të dini si t’i përgjigjeni secilit” (Kolosianëve 4:6).
Sillini ata para një vendimi. Të gjithëve duhet t’u jepet një shans të njohin Jezusin si Mikun dhe Shpëtimtarin e tyre personal. Ndonjëherë një person e pranon Jezusin në takimin e parë, herë të tjera mund të duhen vite para se personi të jetë gati ta pranojë. Ndërsa vendimi është i tyre, ne mund të bëjmë pjesën tonë për t’i ofruar atyre mënyrën e vetme, të vërtetën dhe jetën.
- Shih Luka 13: 4. ↑