Mos u turpëro nga gabimet dhe mëkatet e së kaluarës, sepse e kaluara është e kaluar. Në çastin që kërkon faljen Time, në çastin që më thërret, Unë të jap menjëherë faljen Time dhe nuk ka më nevojë të shqetësohesh, të frikësohesh apo të mbash barrën e vetvetes.

Nëse do të qëndrosh para Meje tani, do të jesh aq i përfshirë dhe i dërrmuar nga Dashuria Ime saqë të gjitha lëndimet dhe dhimbjet dhe keqkuptimet e së kaluarës dhe së tashmes do të zhduken plotësisht. Aq e madhe është dashuria Ime për ty, saqë nuk ka vend për trishtim apo dënim. Nëse do të ishe duke qëndruar para Meje, do të ndieje vetëm pranim total dhe dashuri totale, sepse do ta dije se gjithçka është e falur. Unë e laj çdo frikë; nuk ka frikë në dashurinë Time.

Edhe pse ti je ende në trupin tënd njerëzor, ki besim se Dashuria Ime për ty nuk është më e vogël në këtë moment sesa do të jetë kur ti të qëndrosh para Meje. Unë jam gjithmonë me ty, edhe pse tani ti sheh vetëm si në pasqyrë, në mënyrë të errët.1 Ti je i dashuri Im, xhani Im.


  1. Shih 1 e Korintasve 13:12 KJV.