Kristianët nuk janë të paprekur nga vështirësitë e jetës, pavarësisht se disa mendojnë se duhet të jenë. Nëse presim që besimi të jetë si mburojë për problemet, betejat dhe vuajtjet, nganjëherë mund të na shfaqet një lloj kompleksi prej martiri kur gjërat nuk shkojnë mirë. Pastaj fillojmë e pyesim veten se kush mund të ketë një jetë më të vështirë sesa e jona?

Nëse mendoni kështu, shikoni përreth se çfarë duhet të durojnë të tjerët, besimtarët dhe jo besimtarët, dhe kjo do t’ju ndihmojë. Mund të gjeni disa që nga ana e jashtme duken më mirë se ju për momentin, por shumë njerëz janë shumë më keq në aspekte të tjera lidhur me gjëra akoma më të rëndësishme, siç janë nevojat bazë të jetës.

Edhe pse Kristianët përballen me vështirësi të ngjashme fizike dhe kanë shumë probleme, të paktën nga Fjala e Zotit mund të kuptojmë se ekziston një arsye e shëndoshë për ta, një qëllim hyjnor pas gjithçkaje. Edhe kur nuk shohim të mira të menjëhershme nga sprovat tona, ato kanë aftësinë të na japin mësime dhe të na forcojnë. Edhe vetëm kjo i bën ato më të lehta për t’u përballuar.

Disa njerëz vuajnë për vite me rradhë nga shëndeti apo tek një punëdhënësi jo i mirë ose tek një punë që e urrejnë. Të tjerë, Kristianë ose jo Kristianë, tallen, kritikohen dhe refuzohen nga të tjerët, madje edhe persekutohen për atë ç’ka janë. Si të Krishterë, shpesh mund ta kuptojmë se edhe vështirësitë na ndihmojnë, por jobesimtarët nuk kanë mbështetjen e Shpëtimtarit që t’i bëjë të kuptojnë se përse po vuajnë. Ne mund të kemi shumë vështirësi, por jeta jonë është shumë më e lehtë krahasuar me ata që jetojnë pa një qëllim të cilin neve na e ofron besimi ynë.

Ne mësojmë dhe rritemi nga problemet tona. Ato na mësojnë të kemi më shumë durim, si të mos dorëzohemi, si të mbahemi tek premtimet e Zotit dhe si të “përballojmë vështirësi si ushtarë të mirë të Jezu Krishtit!” 1jo vetëm për një ditë, një javë apo një muaj, por ndoshta për shumë muaj dhe vite të tëra.

Bibla thotë, “Zoti i bekon ata që i rezistojnë provës.” 2 “Durimi është ajo ç’ka ju duhet tani [kur jeni të rrethuar nga problemet], në mënyrë që të vazhdoni të bëni vullnetin e Zotit.” 3

Pali shkoi edhe më tutje kur na tha që të, “mburremi në vështirësi, duke ditur që vështirësitë prodhojnë këmbëngulje; këmbëngulja përvojën, dhe përvoja shpresën. 4

Ndonjëherë mund të kalojmë momente kur gjërat nuk shkojnë fare mirë dhe kur ndihemi shumë keq, por ky është momenti kur duhet të kapemi fort pas Fjalës së Zotit. Ajo thotë se Ai na do dhe kujdeset për ne. Edhe kur duket se gjithçka është kundër nesh, duhet të kemi besim se e mira do të triumfojë në fund dhe se Jezusi do të dalë fitimtar.


  1. 2 Timoteut 2:3
  2. Jakobi 1:12
  3. Hebrenjtë 10:36
  4. Romakët 5:3-4