Kur Unë them, vetëm ty, po flas me secilin nga fëmijët e Mi nga çdo fushë e jetës. Jam duke folur me ata që ndihen larg dhe distantë nga Dashuria Ime. Jam duke folur me ata që mendojnë se kanë dështuar dhe nuk ka falje për t’u gjetur, ose që ndiejnë se nuk ka shpresë.
Mua më pëlqen kështu si je. Dashuria Ime po arrin tek ti pikërisht tani. Dashuria ime, falja Ime dhe mëshira Ime janë të gjitha këtu për ty, nëse do t’i marrësh.
Nuk po grumbulloj të gjitha defektet dhe dështimet ose gabimet e tua, për t’i mbajtur kundër teje. Kur të shoh ty, shoh të mirat dhe mundësitë që të tjerët nuk i shohin. E shoh zemrën tënde dhe të dua.
Shoh çdo lot tëndin. Dëgjoj çdo të qarë tënden. Ndiej çdo zhgënjim, çdo shqetësim, barrë dhe dëshirë tënden. Unë di gjithçka për ty, të gjitha dëshirat e tua, të gjitha mungesat e tua. Shoh zemrën tënde dhe gjithçka që është në të dhe të dua.
Unë jam gjithmonë përkrah teje. S’të kam braktisur kurrë dhe s’do të të braktis kurrë. Eja tek Unë me gjithë barrën tënde të rëndë dhe lodhjen e botës dhe fikso sytë e tu në jetën e përjetshme, ku do të jetosh në dashurinë Time përgjithmonë, përjetësisht, pavdekësish, pa fund.