Teksa i thamë lamtumirë 2020-ës, shumica prej nesh po kalonin një sezon festash që ishte më i errët dhe më i vetmuar se zakonisht, pa shumë nga komoditetet dhe gëzimet që kemi arritur të shoqërojmë kremtimin e lindjes së Krishtit. Kishte gjithashtu pasiguri të tmerrshme në lidhje me të ardhmen.
Çfarë viti që kaluam! Në momentin e shkrimit të këtij artikulli, ndërsa është e pamundur të parashikohet rrjedha e pandemisë Covid-19 dhe varianteve të reja, ka shenja inkurajuese dhe presim me padurim kohën kur bota do të ketë kapërcyer efektet më të këqija të këtij virusi.
Në të njëjtën kohë, nuk kemi ç’bëjmë tjetër, veçse të ndiejmë dhimbje për familjet dhe miqtë e atyre që ndërruan jetë këtë vit, shumë prej të cilëve iu mohua e drejta për t’i dhënë lamtumirën të dashurve të tyre ose për të nderuar siç duhet trupin e pajetë. Pabarazitë në botë u zbuluan përsëri, pasi vdekjet dhe vështirësitë financiare u përqendruan në ato kombe, qytete dhe lagje që ishin më pak të përgatitura për t’u marrë me to, dhe rimëkëmbja ekonomike, megjithëse e mirëpritur, po rezulton të jetë po aq e pabarabartë.
Ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë për kaq shumë njerëz, dhe ndërsa po i afrohet fundit, ndoshta ju mund të bëni pyetjen e vjetër: Nëse Zoti është i gjithëfuqishëm dhe na do me të vërtetë, siç thotë Bibla, pse nuk bën diçka për të lehtësuar dhimbjen dhe vuajtjen që po përjetojnë kaq shumë veta?
E ka bërë. Ai dërgoi Jezusin.
Zoti e ndjeu dhimbjen tonë. Ai i kuptoi mundimet tona dhe u simpatizua me humbjet tona. Ai dëshiron shumë të na afrojë me njëri-tjetrin, të na lehtësojë, të na shërojë, të na ngushëllojë, të na sigurojë. Ai dëshiron aq shumë të na ndihmojë, saqë dërgoi Birin e tij në formë njerëzore të jetojë mes nesh, të përjetojë vështirësitë tona, të zbulojë zemrën e Tij, dhe të na vërë në kontakt të drejtpërdrejtë, perseoanl dhe dashurinë dhe fuqinë e Tij. Ai erdhi tek ne si një fëmijë i pashpresë dhe i pafajshëm në një grazhd, jo për të na hequr problemet, por për të na pajisur me vullnet për t’i kapërcyer ato dhe për t’u bërë më mirë për ta.
Dhe kjo është arsyeja pse ne kemi arsye të shpresojmë këtë Krishtlindje.