Trupi i njeriut është një krijim shumë i gjithanshëm, i përshtatshëm, i qëndrueshëm, i ndërlikuar dhe shumë i zhvilluar, i bërë për të fshehur brenda shpirtin akoma më të bukur dhe më të qëndrueshëm. Apostulli Pal e quajti trupin tuaj “tempullin e Zotit”, 1 dhe ashtu është.
Ju keni një rol të rëndësishëm në mbajtjen e trupit tuaj të fortë dhe të shëndetshëm. Parimi biblik që ju korrni atë që mbillni vlen shumë edhe për shëndetin tuaj. Është e lehtë të mos e pranoni këtë fakt kur jeni i ri, të mendoni se nuk është vërtet e rëndësishme të kujdeseni për veten tuaj. Mund të jeni në gjendje të kaloni njëfarë kohe me atë qëndrim pa ndjerë efektet e tij, por herët a vonë, gjithmonë paguhet një çmim për një neglizhencë të tillë. Ata që janë të mençur përpiqen të ruajnë një shëndet optimal dhe t’i japin trupit të tyre kujdesin më të mirë që munden, kështu që ai të funksionojë mirë dhe të zgjasë sa më shumë të jetë e mundur.
Siç u thashë dishepujve të mi të parë, “Unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk.”2 Një pjesë e plotësisë që dua të keni është bekimi i një trupi të fortë, të shëndetshëm. Është një dhuratë, por nevojitet gjithashtu bashkëpunimi juaj për të ruajtur trupin, mendjen dhe shpirtin tuaj në shëndet të mirë.