Jeta e shumë njerëzve ndryshon kur njohin dhe pranojnë Jezusin.  Për shembull, menjëherë pasi takoi dhe bisedoi me Jezusin, jeta e Zakeut ndryshoi tërësisht. 1 Ndërkaq Sauli brenda disa ditëve, nga një njeri që shfrynte kërcënime dhe ishte i gatshëm për të vrarë Kristianët, u bë apostulli Pal që predikonte ungjillin. 2 Edhe kohët e fundit, shumë njerëz janë çliruar prej varësive të ndryshme apo veseve në mënyrë të menjëhershme.

Edhe pse janë të paktë besimtarë të rinj që përjetojnë një ndryshim të tillë marramendës, ne të gjithë e dimë se Zoti do që besimtarët të rriten në besimin e tyre. Siç ka thënë dhe Billy Graham: “Të jesh Kristian nuk do të thotë thjesht të bëhesh papritur besimtar—por është një proces i përditshëm ku ti çdo ditë e më shumë përpiqesh të bëhesh si Jezusi.” Ja si thotë edhe Pali: “Flakni tej mënyrën e mëparshme të jetesës—njeriun e vjetër, që është i korruptuar; duhet të përtëriheni me shpirtin e mendjes suaj dhe të visheni me njeriun e ri, të krijuar sipas Zotit në drejtësi e shenjtëri që vjen prej së vërtetës. 3

Sigurisht askush nuk është i përkryer dhe kjo është një e vërtetë e pakontestueshme. Fatmirësisht, ne kemi Zotin i cili di gjithçka—Ai njeh të ardhmen tonë dhe na përgatit për ndryshimet me të cilat do të përballemi—dhe është i plotfuqishëm—prezenca e Tij pranë nesh rrit ndjeshëm mundësitë tona. Ai na do pa kushte dhe dëshiron të na ndihmojë t’ia dalim mbanë.

Edhe nëse mendoni se jeta ju ka përplasur fort dhe nuk e dini nëse do ta rimerrni veten apo keni frikë se ndoshta nuk jeni më të dobishëm apo jeni pa vlerë, mos e humbni shpresën. Zoti ka si biznes mbiciklimin, dhe atëherë kur nuk e prisni Ai bën gjëra të mrekullueshme për ju.


  1. Shih Luka 19:1-10.
  2. Veprat 9:1
  3. Efesianëve 4:22-24