Zoti i njeh nevojat tona materiale dhe Fjala e Tij përmban shumë premtime sesi Ai do sigurojë për ne, madje me bollëk. 1 Por Jezusi gjithashtu paralajmëroi se kërkimi i vazhdueshëm i pasurisë mund të bëhet pengesë për të bërë një jetë Kristiane. 2 Natyra njerëzore na e bën të vështirë t’i vlerësojmë nevojat tona siç duhet. Ashtu si ka thënë edhe Benjamin Franklin: “Sa më shumë [para] të kemi, aq më shumë dëshirojmë. Në vend që të plotësojmë një boshllëk, krijojmë një të tillë.”

Pra çfarë do të thotë të kesh mjaftueshëm?

Apostuli Pal ia bën këtë pyetje Timoteut nëpërmjet një letre dhe konkluzioni që nxjerr të befason me thjeshtësinë e tij. “Nëse kemi çfarë të hamë dhe të veshim, duhet të jemi të kënaqur me kaq. Sepse, ne nuk sollëm asgjë me vete kur erdhëm në këtë botë dhe nuk mund të marrim asgjë me vete, kur të largohemi prej saj.” 3 Ai nuk thotë asgjë negative lidhur me jetesën mbi këtë nivel minimal, por ajo që ai do të theksojë është se kënaqësia e vërtetë nuk lidhet me mirëqënien materiale.

Studimet kanë treguar se kur kalon një pikë të caktuar, rritja e pasurisë mund të çojë në rënien e lumturisë dhe të cilësisë së jetës. 4 Kjo ka kuptim—të gjithëve na duhen para për të siguruar jetesën për veten dhe familjen tonë, por kur plotësojmë pritshmëritë dhe nevojat minimale, kërkimi i pasurisë shpesh rezulton në kah të kundërt me kërkimin e lumturisë.

Thelbi i çështjes varet shumë nga qëndrimi ynë dhe nga ajo që Zoti po bën me jetën tonë në një moment të caktuar. Mbi të gjitha, qofshim në skamje ose në bollëk, 5 duhet të kujtojmë se suksesi i vërtetë dhe përmbushja në jetë vijnë duke njohur Atin tonë qiellor dhe duke u afruar pranë Tij. “Njeriu është i pamend nëse grumbullon pasuri për vete, por nuk ka një raport të pasur me Zotin.” 6


  1. Shih Fjalët e Urta 10:22 dhe Filipianëve 4:19.
  2. Shih Mateu 19:24.
  3. 1 Timoteut 6:8,7
  4. E.g., Eugenio Proto, Aldo Rustichini
  5. Shih Filipianëve 4:12
  6. Luka 12:21