Ka faza në jetë — momente kur çdo gjë shkon mirë, dhe momente kur gjërat shkojnë keq. Dua të mësoheni të mbështeteni tek Unë, në çdo fazë të jetës.
Kur përballeni me një pengesë apo problem të ri, mos e lejoni t’ju dekurajojë dhe mos mendoni se ju dhe Unë së bashku nuk mund të jemi në gjëndje ta kapërcejmë atë. Problemet ju bëjnë të stërvitni besimin, ndërsa përgatiteni për t’u përballur me to, dhe kjo sjell fazën tjetër të ciklit të jetës: Ju më thërrisni Mua për ndihmë, dhe ju luftoni, fitoni dhe përparoni. Është si një rrotë që rrotullohet: Kur pjesa e sipërme shkon poshtë, fundi rrotullohet dhe vjen në krye dhe rrota ju çon përpara.
Sa herë që përballeni me një sprovë të re, duhet të luftoni sërish. Pranoni sfidën, më thërrisni Mua për ndihmë, e kapërceni dhe përparoni sërish. Sa më shumë sprova aq më shumë fitore. Por është e rëndësishme të më kërkoni Mua ndihmë për të gjetur zgjidhjen dhe të pranoni sfidën për të luftuar drejt fitores, të mbani “rrotën” në lëvizje. Ju nuk dëshironi që vështirësitë t’ju mbajnë në pjesën e poshtme, atje ku nuk mund të ecësh përpara.
Ndaj mos i shihni momentet e vështira si humbje, por si mundësi për të përparuar në jetë. E di që shpesh, është e vështirë të kalosh këto faza, por ato duhen për të ecur përpara, ndaj, mos u ndalni!