T’u tregosh dashurinë e Zotit atyre që Ai sjell në rrugën tonë çdo ditë, është gjëja kryesore e të qenurit Kristian. Në shkrimin e tij rreth kësaj, apostulli Pal, shkoi aq larg sa tha se, “dashuria e Krishtit na detyron1 të veprojmë kështu. Në çdo lloj mënyre që mundemi, Zoti na ka thirrur të ndajmë dashurinë e Tij me botën tonë që na rrethon. Ai na ka thirrur që të jemi “drita e botës” dhe “me dritën tonë të ndriçojmë njerëzit, në mënyrë që ata të shohin punën tonë të mirë dhe t’i japim lavdinë Atit tonë që ndodhet në Parajsë.” [[Mateu 5:14,16)

Ndër shekuj – në fakt, që nga kohërat e hershme të Krishtërimit – Kristianët janë shtrirë në gjithë botën botën duke u bërë të njohur si “forca e së mirës” në komunitetin e tyre. Edhe kur të tjerët nuk e përqafuan besimin e Krishterë apo kur nuk e kuptonin këtë fe, ose kur Kristianët u përndoqën e u fol keq rreth tyre, veprat dhe puna e tyre e mirë shkëlqente para të gjithëve, dhe njerëzit donin të dinin se çfarë i bënte ata kaq të ndryshëm nga pjesa tjetër e shoqërisë. Siç udhëzonte edhe apostulli Pjetër, “Bëni një jetë të mirë krahasuar me jobesimtarët, edhe nëse ata ju akuzojnë se po veproni gabim, ata do i shohin veprat tuaja të mira dhe do të lavdërojnë Zotin.”2

Nëse përpiqemi të ndihmojmë dhe i japim një dorë komunitetin tonë; nëse ofrojmë ndihmë morale apo të dukshme, ose të dyja – për ata që Zoti sjell në rrugën tonë; nëse bëjmë pjesën tonë për të përçuar dashurinë e Tij te të tjerët dhe përmirësojmë jetët e tyre sa mundemi, shembulli ynë i mirë do të ndiqet dhe do të shërbejë si një “qiri në një shandan.” 3

Duke ndihmuar fqinjët tanë, dhe duke treguar besimin tonë me veprime konkrete që shprehin dashuri dhe interesim, ne mund të jemi shembuj të gjallë të dashurisë se Zotit. Edhe nëse s’keni shumë kohë dhe burime, mund ta ndihmoni komunitetin dhe të merrni iniciativën të plotësoni një nevojë, duke treguar solidaritet kur është e mundur, dhe interes për mirëqënien dhe cilësinë e jetës së të tjerëve. Duke vepruar kështu, do të vini në zbatim dashurinë e Zotit.


  1. 2 Korintasve 5:14, theksimi është i shtuar
  2. 1 Pjetrit 2:12
  3. Mateu 5:15