Të gjitha marrëdhëniet kanë nevojë për kohë. Një marrëdhënie me Zotin, goxha ndryshe nga marrëdhëniet e tjera në shumë mënyra, prapë ndjek rregullat e marrëdhënieve të tjera. Bibla është e mbushur plot me krahasime që na ndihmojnë të konceptojmë marrëdhënien tonë me Zotin. Për shembull, Krishti është përshkruar si dhëndri kurse Kisha përshkruhet si nusja. … Një intimitet i tillë përfshin kohën e kaluar vetëm me njëri-tjetrin. Një tjetër marrëdhënie është ajo e babait dhe fëmijës. Marrëdhëniet e afërta prindërore janë ato në të cilat fëmijët dhe prindërit kalojnë “kohë të veçantë” bashkë. Të kalosh kohë me një person të dashur të jep mundësinë ta njohësh vërtet atë person. Të kalosh kohë vetëm me Zotin nuk është aspak ndryshe. Kur jemi vetëm me Zotin, ne afrohemi më shumë me Të dhe e njohim Atë në një mënyrë ndryshe nga sa e njohim në marrëdhëniet në grup.

Zoti dëshiron të kalojë “kohë vetëm” me ne. Ai dëshiron një marrëdhënie personale me ne. Ai na krijoi si individë, “duke na thurur” në mitër.1 Zoti i di hollësitë intime të jetës sonë, si dhe numri i fijeve të flokëve në kokat tona.2 Ai i njeh harabela edhe kur janë vetëm, dhe “ti vlen më shumë se shumë harabela.”3 Ai na fton që të vijmë tek Ai dhe ta njohim Atë.4Kur dëshirojmë ta njohim Zotin nga afër, ne e kërkojmë Atë herët 5 dhe të kalojmë kohë me Të. Ne do të jemi si Maria, ulur në këmbët e Jezusit duke dëgjuar zërin e Tij. 6 Do të kemi uri dhe etje për drejtësi dhe do të ngopemi.7

Në Dhiatën e Vjetër, shohim që Zoti i thërret profetët që të vijnë vetëm tek Ai. Moisiu u takua me Perëndinë vetëm te shkurrja e djegur dhe më pas, te mali Sinai. Davidi, shumë psalme të të cilit pasqyrojnë një njohje të sigurt me Zotin, bisedoi me Të, ndërsa po largohej nga Sauli.8 Ndihej prania e Zotit kur Elia ishte në shpellë. Në Dhiatën e Re, Jezusi e kaloi kohën vetëm me Zotin.9 Jezusi na mësoi të lutemi vetëm ndonjëherë për Zotin: “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi.”10

Kalimi i kohës vetëm me Zotin na largon shpërqendrimet nga mendja, në mënyrë që ne të përqendrohemi tek Ai dhe të dëgjojmë Fjalën e Tij. Duke qëndruar në Të, ne kënaqemi me afërsinë që Ai na thërret dhe e njohim me të vërtetë Atë.

Ky artikull është shkëputur nga www.GotQuestions.org.


  1. Shih Psalmet 139:13.
  2. Shih Luka 12:7.
  3. Mateu 10:31
  4. Shih Isaia 1:18; Zbulesa 22:17; Kënga e Solomonit 4:8.
  5. Shih Psalmet 63:1.
  6. Shih Luka 10:39.
  7. Shih Mateu 5:6.
  8. Shih Psalmet 57.
  9. Shih Mateu 14:13; Mark 1:35; Marku 6:45-46; Marku 14:32-34; Luka 4:42; Luka 5:16; Luka 6:12; Luka 9:18; Gjoni 6:15.
  10. Mateu 6:6