Të kujtohet atëherë, kur qetësova detin? 1 Dishepujt e mi po i kapte paniku dhe mendonin se ata do të vdisnin me siguri. Por kur ata u kthyen drejt Meje për ndihmë, në vend që të shikonin rrethanat e tyre. Unë i erdha në ndihmë, pavarësisht valëve dhe stuhisë.
Është e njëjta gjë për ju. Përballemi me shumë valë dhe mund të shikoni stuhitë teksa afrohen në horizontin e jetës suaj, por nëse më shikoni Mua dhe siguritë e dashurisë dhe përkujdesjes Sime për ju, dhe mençuria Ime për t’ju udhëzuar, ju do të gjeni përgjigjet që keni nevojë. Situata rreth jush është si valët që ju përplasin ju dhe barkën tuaj të vogël. Shqetësimet tuaja për të ardhmen janë si një stuhi kërcënuese. Ndonjëherë ju mund të tundoheni të mendoni se do të përmbyseni.
Nëse do të Më kërkoni që të qetësoj stuhinë, do e bëj. Ose do t’ju tregoj se si ta largoni stuhinë. Do ta bëj, fiks siç kam bërë gjithmonë gjithë këto vite që ju Më keni besuar besnikërisht. Mos harroni se unë jam në barkë me ju.
- Shih Marku 4:37–41. ↑