Kur jeta të konsumon tepër, kur gjithçka rreth teje të duket sikur po rrënohet, kur ndihesh sikur asgjë që bën, s’të ndihmon, mendo për Mua. Mendo sa shumë të dua. Mendo për fuqinë Time. Mendo për gjithë bekimet e tua. Nëse më falënderon për të gjitha të mirat në jetën tënde, ndjenjat negative gradualisht do të zhduken.
Ndonjëherë mund të gjendeshe në situata ku nuk duket se ka asgjë të mirë për të më falënderuar. Atëherë më falëndero për të mirën që përfundimisht do të dalë nga e keqja, sepse nëse më do, herët a vonë do të ndodhë. Kjo është shpjeguar në Bibël, te Romakëve 8:28: “Dhe ne e dimë se të gjitha gjëra bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Zotin.” Për ata që Më duan, arrij të nxjerr të mirën nga gjithçka.
Mund të gjesh gjithmonë diçka për të më falënderuar edhe në mes të një dite të vështirë. Më lavdëro për një gjë dhe zakonisht do të kujtohesh për një gjë, edhe për një tjetër. Paqja ime e premtuar do të të gjejë ndërsa përqendrohesh tek Unë dhe tek pozitivja.