Hera e parë që kam mbajtur një Bibël ishte kur isha një vajzë e vogël e ulur në dhomën e pritjes të një konsultoreje mjeku. Hapa faqet e para dhe lexova deri në historinë e Kainit dhe Abelit, vrasja e parë në histori. Oh, kjo është e frikshme! mendova me mendjen time të ngushtë prej nxënëseje. Pastaj si adoleshente, mora përsëri Biblën në duar dhe vendosa ta filloj nga fundi këtë herë! Kështu që fillova të lexoja librin e Zbulesës. Këto janë gjëra vërtet të çuditshme! E mendova, dhe edhe një herë, e mbylla librin, jo më i ndriçuar nga sa kisha qenë.
Kur isha në kolegj si një grua e re shumë e hutuar, më dhuruan një broshurë të Ungjillit të Gjonit. Gjatë dy ditëve në vijim e lexova këtë libër të mahnitshëm mbi jetën dhe mësimet e Krishtit dhe e kur mbarova, mund të them se kishte ndodhur një transformim në shpirtin tim.
Më në fund kisha gjetur një pjesë të Biblës që mund ta kuptoja dhe doli se nuk ishte as në fillim, as në fund, por diku në mes! Mësimet e Jezusit në Ungjij nuk janë fjalë të zakonshme. Ai i quajti ata “shpirt dhe jetë”, 1 dhe ata kanë fuqinë për të transformuar zemrat.
Më vonë mësova se Bibla nuk është në të vërtetë një libër, por përkundrazi një koleksion librash. Dhiata e Vjetër përmban libra të historisë, poezisë dhe profecisë. Dhiata e Re përmban Ungjijtë, historinë e kishës së hershme, koleksione letrash dhe përfundon me një libër profecie. Disa shkrime të mësojnë historinë ose japin udhëzuese, kurse të tjerat janë frymëzuese ose të mësojnë mbi përkushtimin.
Pas studimit të Ungjijve, isha gati të filloja nga fillimi Dhiatën e Vjetër. U mahnita nga mësimet e thjeshta të Zotit, që u drejtohen burrave dhe grave me durim, falje dhe dashuri. “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi.”2 Kam gjetur premtime, si ato që i ishin dhënë Jozueut -“Ji i fortë dhe trim. Mos ki friki frikë dhe mos u thyej, sepse Zoti, Perëndia yt, është me ty kudo që të shkosh”.3, ose Isaisë – “Kur do të shkoni djathtas ose kur do të shkoni majtas, veshët e tu do të dëgjojnë prapa teje një fjalë që do të thotë: “Kjo është rruga, ecni në të!”” 4 Gjithsesi, diçka mungonte.
Pastaj Jezusi erdhi dhe të gjitha pjesët e enigmës u vunë në vend. Ai e krijoi një rrugë përmes sakrificës së Tij në kryq, që ne të pajtohemi me Zotin, që mëkatet të na falen dhe që të bëhemi bij të Zotit me një trashëgimi të përjetshme në qiell.