Nëse do të më pyesnit, do e përshkruaja veten si një njeri i qetë. Unë nuk shqetësohem lehtë dhe nuk mërzitem (shumë) kur gjërat nuk shkojnë mirë. Kur lexova për herë të parë artikullin e Davidit (në faqet 4-5 të këtij numri), ku ai e përshkruan veten si një njeri që nuk pendohet për gjërat që e shqetësojnë, e imagjinova veten duke shpërfillur e duke harruar të gjitha shqetësimet e mia dhe nisa të bind veten se duhet të çlirohem nga stresi. Po, nuk duhet të kem stres! Kështu do ju isha përgjigjur!

Pastaj bëra një test online mbi nivelin e stresit. Zakonisht, nuk merrem me teste të tilla, por këtë herë, ma kishin rekomanduar disa miq dhe përveç kësaj, ishte në një faqe mjekësore prestigjoze ndaj mendova ta provoj. Dukej sikur ishte koha e duhur sepse po punoja edhe me këtë numër të revistës Activated kushtuar çlirimit të stresit.

E fillova plot guxim duke e pranuar që isha në tension pak më shumë se zakonisht dhe se e prisja që kjo të shfaqej te rezultati, por pasi iu përgjigja të gjitha pyetjeve u shokova—që edhe duke marrë parasysh këta faktorë, rezultati ishte shumë më i lartë se sa e prisja. (Ndërgjegjësimi është diçka tjetër që duhet të fitoj.) Përfundimi i testit: “Duhet të menaxhosh stresin urgjentisht! 1

Në fund, rezultoi se ky test ishte në kohën e duhur—jo vetëm si ndihmë për punën mbi këtë numër të revistës për të ndarë këshillën dhe zgjidhjen me të tjerët, por duhet ta merrja seriozisht edhe për vete.

Do ishte mirë sikur të vëmë në praktikë thënien e klerikut anglez Joseph Halls (1574-1656): “Do i hedh të gjitha shqetësimet e mia mbi Zotin. Ato nuk janë barrë e rëndë për Të.” Një deklaratë e thjeshtë, por domethënëse dhe gjithashtu një këshillë e mirë për t’u zbatuar.


  1. Mund të bëni dhe ju testin tuaj këtu: http://www.elibay.com/stresssystemstest.html