Vite më parë, bashkëshorti im dhe unë ishim misionarë në Foz do Iguaçu, një qytet në jug të Brazilit. Bënim shfaqje me kukulla bashkë me fëmijët tanë në shkolla dhe institucione për të mbledhur fonde dhe për t’u shpallur ungjillin fëmijëve, adoleshentëve dhe të moshuarve në një mënyrë kreative.

Në lagjen tonë kishim disa familje të varfra. Çdo javë, ne i ndihmonim ata me fruta dhe perime që merrnim nga tregu. Një Krishtlindje kishim disa para shtesë, kështu që vendosëm t’i ndajmë ato me një familje të varfër si një surprizë për festat. Kur po luteshim për të vendosur se kujt t’i ofronim dhuratën, u kujtuam një familje të madhe kristiane; babai kishte pësuar një dëmtim në këmbë gjatë punës. Edhe pse nuk e kishte humbur punën, punëdhënësi i tij nuk mund ta paguante gjatë dy muajve të rikuperimit, kur ai nuk mund të punonte.

Shkuam në shtëpinë e tyre dhe ia dhuruam nënës një zarf. Ajo e hapi dhe filloi të qajë. Pastaj, ajo shkoi shpejt në dhomën e gjumit. Ne ishim të habitur dhe e pyetëm vajzën më të madhe se çfarë kishte ndodhur, por ajo nuk kishte asnjë ide.

Për pak, nëna u kthye, duke fshirë lotët dhe tha: “Ju lutem, më falni dhe mos shkoni ende. Fëmijët nuk e dinë, por kemi marrë një ultimatum nga kompania e energjisë elektrike, dhe nesër është dita e fundit për të paguar faturën e prapambetur, ose do na ndërpresin energjinë elektrike. Paratë që na sollët janë saktësisht shuma që na duhet. Këto ishin lotë gëzimi sepse mëngjesin e sotëm u lutem që Zoti të bëjë një mrekulli dhe të sigurojë paratë, por nuk e dija se si do ta bënte. Dua t’ju falënderoj për qëndrimin tuaj si mjet i mëshirës së Tij për ne!”

Më vonë, kur sapo kishim lindur fëmijën e tretë, ishim shumë në vështirësi financiare dhe kishim nevojë për një karrocë foshnje. Gjatë një vizite te miqtë, u tregova për nevojën tonë dhe gruaja tha, “Prit një minutë!” Ajo shkoi dhe solli një karrocë foshnje që kishte pasur vajza e saj e vogël; ishte pikërisht tipi i karrocës që kisha lutur. Ajo ma dha me një buzëqeshje dhe tha: “Tani e kuptoj se si përgjigjet Zoti për lutjet. Ai prek zemrën e dikujt që ka diçka për të ndarë dhe ai person ia jep atyre që kanë nevojë!”

Kaq e vërtetë, apo jo? Nëse secili do t’i përgjigjej thirrjes së Zotit dhe do të ndajë atë që mundet me të tjerët në nevojë, duke u bërë mjete të bujarisë së Zotit, sa më mirë do të ishte kjo botë!