Rruga e vitit të shkuar po mbaron. Mund të kthejmë kokën pas e të shohim çfarë ka kaluar e të rikujtojmë momentet e bukura, gëzimet surprizë, lajmet e mira që vinin si ujë i freskët për një njeri të etur. 1. Pastaj sërish, mund të përjetojmë një ndjenjë qetësie, sepse problemet e vitit të shkuar më në fund kanë mbaruar. 2 Mes momenteve të bukura dhe atyre jo shumë të këndshme, kishte dhe ditë mesatare ku nuk ndodhte asgjë jashtë së zakonshmes.
U mbyll ky vit, me ndodhitë e tij
U bë hapi fundit, fjala e fundit u tha,
Tani mbeten veç kujtime
Nga gëzimet, hidhërimet e përfitimet
Dhe tani me objektiva të qartë,
Presim një tjetër vit.
—Robert Browning (1812–1889)
Viti i ri po afron dhe pa dyshim që do të jetë plot me momente të bukura, hare, lajme të mira, disa probleme dhe shumë ditë të zakonshme. Ndërsa ne presim të ndodhin disa ngjarje të rëndësishme, si një punë e re, të transferohemi në shtëpi të re, të presim një fëmijë të ri, shumica e aspekteve të së ardhmes i fshihen shikimit tonë siç thotë dhe një fjalë e urtë: “Perdja që na fsheh të ardhmen është e punuar nga engjëlli i mëshirës.”
Nuk e di si do të jetë ky vit i ri, por të shkuarin e kam lënë në dorën e Zotit—mëshira e Tij të ardhmen do ta bëjë më të kthjellët dhe do të ndriçojë atë që sot duket e errët.
—Mary Gardiner Brainard(1837–1905)
Po tani? Zoti është me ne në të tashmen ashtu siç ishte në të shkuarën dhe do të jetë në të ardhmen. Ta mbyllim këtë vit duke pranuar që Ai është fillimi dhe mbarimi. 3 dhe do të jetë me ne gjithmonë: në fillim, gjatë gjithë ditëve dhe deri në fund të botës. 4
Ti do të më tregosh udhën e jetës; ka shumë gëzim në praninë tënde, në të djathtën tënde ka kënaqësi në përjetësi.—Psalmet 16:11
I dashur Zot, Të falenderoj për këtë vit që kaloi, për të qeshurat dhe lotët, për flladin e erës, diellin dhe shiun. Më ndihmo të përqafoj sfidat e vitit që po vjen me besimin që Ti do të më jesh pranë meje, ashtu siç më ke premtuar.