“A dëshiron të jesh i lumtur?” Shprehja mbi kopertinën e një reviste më tërhoqi vëmendjen dhe më bëri të vë buzën në gaz. Sigurisht që të gjithë duan të jenë të lumtur; dhe ju mund të mendoni se pas mijëra filozofëve dhe teologëve që janë ballafaquar me këtë problem–pa përmendur librat dhe artikujt e botuar çdo vit mbi këtë temë–do ta kishim zbuluar formulën!
Sa e lehtë është të jesh i lumtur?
Mendoni se çfarë tha Abd–ar–Rahman i III–të, Emiri dhe më pas Kalifi i Kordovës në shekullin e 10–të: Tashmë kam mbretëruar për më shumë se pesëdhjetë vite në paqe apo në fitore, shtetasit e mi më kanë dashur, i kam futur frikën armiqve të mi dhe jam respektuar nga aleatët e mi. Pasuritë, nderet, pushteti dhe kënaqësia kanë pritur që t’i kërkoja, dhe të mirat e kësaj bote kanë qenë gati për të më ofruar lumturi. Në këto kushte, kam numëruar plot zell ditët vërtetë të lumtura, që më kanë rënë për pjesë; ato arrijnë numrin katërmbëdhjetë.”
Vetëm 14?! Nëse një njeri i tillë nuk do të lumturohej me gjithë këto gjëra, sa shanse kemi ne të tjerët? Për disa arsye, sa më shumë e kërkojmë lumturinë, aq më shumë ajo na shmanget, duke u bërë e paarritshme.
Zoti dëshiron që besimtarët të jenë të lumtur. “Të lumtur janë ata që kanë për Perëndi Zotin!” 1 Deklaroi me bindje mbreti David. Megjithatë, përsëri nuk jam ndjerë i lumtur në disa raste, çfarë po bëj gabim?
Mendoj se problemi im është se unë e shoh lumturinë si një destinacion, një vend ku do të jem kur të kem përmbushur këtë objektiv, të kem bërë ato pushime, të kem blerë shtëpinë apo makinën e ëndrrave apo të kem gjetur punën që dëshiroj–ose ndoshta të kem fituar llotarinë–ndërkohë që e gjitha kjo mund të arrihet gjatë rrugës duke shijuar peisazhin, teksa afrohem me Zotin dhe duke ndihmuar të tjerët. Më shumë sesa një objektiv, kam mësuar se lumturia mund të jetë produkt i të jetuarit në marëdhënie të mira me Zotin dhe miqtë e mi.
- Psalmet 144:15 ↑