Çdo vit, në kohë Krishtlindjeje, bashkëshortit tim i duhet të durojë traditën time personale të të parit filmin Love, Actually (Në fakt, dashuri). 1 Filmi thur së bashku disa histori në një mënyrë të natyrshme dhe krejtësisht të parashikueshme. Por sa herë që e shoh, prekem nga një pjesë e re, pjesë tjetër e historisë. Përpiqem ta nxit bashkëshortin të emocionohet paksa, por s’e arrij asnjëherë! E di që ky fakt më bën paksa të bezdisshme, por thjesht s’arrij ta kuptoj si dikë s’arrin ta tërheqë kjo shfaqje dashurie, butësie dhe ngrohtësie.
Me shumë gjasa, gjëja ime e parapëlqyer rreth filmit është mënyra se si demonstrohen të gjitha llojet e dashurive: dashuria familjare, dashuria vajtuese, dashuria romantike, dashuria e pakthyer, dashuria sakrifikuese, dashuria miqësore, dashuria e re dhe dashuria e vjetër. Tregon mënyra se ne të gjithë lidhemi në përvojën tonë njerëzore, dhe si dashuria është rreth e rrotull nesh, nëse ne jemi të gatshëm ta kërkojmë.
Një nga fjalitë e mia të parapëlqyera është në hyrje, kur një zë në sfond thotë: “Më duket sikur dashuria është ngado. Shpesh, nuk është veçanërisht e denjë apo s’ka vlerë të përmendet, por është gjithmonë aty, baballarët dhe djemtë, nënat dhe vajzat, burrat dhe gratë, të dashurit, të dashurat, miqtë e vjetër.” Ndonjëherë, duhet vetëm një minutë kohë për ta kuptuar. Jo vetëm sepse jeta është plot angazhime, por edhe ngaqë shpeshherë duket e shëmtuar.
Është e thjeshtë të dukesh i pashpirt, ta mendosh njerëzimin si tërësi të vështirë dhe mizore. Por kjo është thjesht jo e vërtetë. Dashuria, në formën e mirësisë, miqësisë, dhembshurisë, dashamirësisë, shërbimit dhe sakrificës është rreth e përqark nesh. Depërton nëpër krisjeve të indiferencës, urrejtjes, vetmisë, paragjykimeve, dhimbjes dhe na bashkon.
Bibla thotë “Kushdo që do, ka lindur nga Zoti dhe e njeh Zotin.” 2 Aftësia jonë për të dashur është gjurma e Zotit në zemrat tona, edhe për ata që nuk e quajnë veten ndjekës të Jezuit. Të gjitha mënyrat e ndryshme, me të cilat njerëzit shprehin se janë të aftë të duan, janë demonstrime të Krijuesit tonë. Në shumë mënyra, unë mendoj se përgjigjja jonë për të dashur është një përgjigje ndaj Zotit.
Ndoshta, ty s’të pëlqejnë filmat e bezdisshme, por shpresoj që të marrësh një minutë kohë të vësh re dashurinë rreth e rrotull teje dhe shpresoj që të të bëjë të lumtur.