Kohët e fundit jam përpjekur të lexoj më shumë Biblën time. E kam lexuar atë më parë nga fillimi në fund, por diçka më frymëzoi ta lexoja përsëri si pjesë e një plani ditor leximi.

Ishte thika ime e Ushtrisë Zvicerane.

Çdo natë kur shkoj të fle, vë thikën e xhepit, portofolin dhe telefonin në komodinën e shtratit tim, pranë Biblës. Një mbrëmje, e gjeta veten duke menduar me detaje ngjashmëritë.

Unë e përdor thikën time çdo ditë dhe madje shpesh, shumë herë në ditë. Ka një thikë, teh prerës, hapëse kanaçesh, gërshërë, turjelë tapash dhe shumë mjete të tjera. Disa nga këto, si thika ime, i përdor praktikisht çdo ditë dhe disa të tjera, i përdor më rrallë. Të gjitha janë mjete cilësore dhe sa herë më duhen, gjenden në lartësinë e duhur për plotësimin e detyrës. Ata kanë një garanci të përjetshme.

Bibla është e mbushur me mjete të dobishme dhe shumë prej tyre unë i kam lënë “të palosura”, të papërdorura ose madje të harruara për goxha kohë tashmë. Jo se nuk e dija vlerën e tyre më parë, por kjo analogji e vogël më ndihmoi të rizbuloja gëzimin e studimit, edhe kur është e vështirë.

Një thikë xhepi ka nevojë për pastrim, vajosje dhe mprehje për ta mbajtur atë në gjendje optimale. Në të njëjtën mënyrë, njohuritë tona për Biblën kanë nevojë për përditësim, freskim dhe mbi të gjitha, përdorim të vazhdueshëm.

Kur jam tani duke lexuar një fragment, e mendoj si të marr një mjet tjetër nga thika e xhepit dhe të sigurohem se është i mprehtë dhe i gatshëm për t’u përdorur. Dua t’i besoj secilit premtim, ashtu si i besoj atyre mjeteve.

Nëse kam nevojë të pres një degë që më pret rrugën 1 Ose ngadalë të heq një tel për të ndrequr diçka, 2 Unë kam mjetet. Nëse më duhet të heq pak tepricë ose të ndaj imtësisht ndonjë material, 3 Unë kam mjetet.

Lutem që me kalimin e kohës, Bibla ime të bëhet edhe më shumë një pjesë e imja dhe që unë ta përdor atë në mënyrë të plotë, siç synonte Mjeshtri Prodhues.

Ajo vjen me një garanci të përjetshme.

Jezusi mund t’ju falë të gjitha mëkatet dhe t’ju japë një fillim të ri përmes jetës, dashurisë, Shpirtit dhe energjisë së Tij që lulëzon brenda jush. Thjesht hap zemrën dhe thuaj:

Jezus, unë të pranoj si Zotin dhe Shpëtimtarin tim. Të lutem më fal mëkatet e mia dhe më ndihmo të kem një fillim të ri. Të lutem më mbush me Shpirtin dhe jetën Tënde. Dua të kem besim tek Ti dhe të mbështetem tek Ti, si dhe të të dua. Të lutem, më ndihmo në fushat e jetës ku kam mangësi. Amin.


  1. Shih 2 Korintasve 10:5.
  2. Shih Eklisiastiun 4:12.
  3. Shih Hebrenjve 4:12.