Historia e Skenës së parë të Lindjes së Jezusit është një nga elementët më të njohur të Krishtlindjeve: Është e njohur ndër vite se Shën Francesko nga Assisi u kërkoi banorëve të fshatit Grecchio, në vitin 1223 të luajnë rolin e personzheve në këtë Skenë. Ajo që është e sigurt, është fakti që këta “djepat e gjallë” u bënë shumë të njohur dhe u përhapën në mbarë botën.

Problem ishte se bëhej fjalë për një ngjarje shumë të gjerë që kërkonte dhjetra aktorë dhe shumë përgatitje. Gjatë Revolucionit Francez, rivendosjet në skenë të performancave me bazë fetare u shtypën dhe Skenat e Krishtlindjeve u reduktuan në skena miniaturë që familjet mund t’i rikrijonin në shtëpi.

Disa prej më të famshmeve janë “santoun” me ngjyra të ndezura (shenjtërit e vegjël, në dialektin vendas) nga Provence e Francës. Përveç aktorëve Biblikë—si familja e Jezusit, barinjtë, engjëjt dhe mbretërit—këto skena të Lindjes së Jezusit zakonisht përfshijnë edhe një grup personazhesh nga jeta e përditshme me profesione të ndryshme tradicionale.

Njërin nga personazhet e Skenës së Lindjes Provençale mund të mos e njihni menjëherë, por ai është i një rëndësie të veçantë. Ai nuk është duke sjellë dhurata, por krahët i ka të ngritura dhe fytyra i shpreh shumë surprizë dhe gëzim. Ai është Lou Ravi (ai i kënaquri). Në Itali, një figurë e ngjashme e Skenës së Lindjes, quhet Lo Stupito (i mahnituri) dhe karakteristika e përbashkët e tyre është çudia nga mrekullia që shohin. Ata duken sikur i kanë duart bosh, por në fakt ata janë duke sjellë dhuratën më të bukur të parë ndonjëherë: mrekullimin e tyre.

Ne që e njohim mirë historinë e Krishtlindjeve, mund të jemi shumë të familjarizuar me të. Ditëlindja e Jezusit bëhet një ngjarje tradicionale e përsëritur si shumë të tjera. Por në fakt, nuk është ashtu. E vërteta është: Zoti na do aq shumë sa zbriti në tokë si qënie njerëzore nëpëmjet Birit të Tij, Jezusit, në mënyrë që ne ta njihnim, t’i besonim dhe ta donim. 1 Qofshim gjithmonë si personazhi Lou Ravi, mrekullohej si fëmijë nga kjo dhuratë e mrekullueshme!


  1. Shih Gjoni 3:16.