Po udhëtoja me një fugon plot me njerëz, duke përfshirë vajzën time të madhe, burrin e saj, dhe mbesën time dy vjeçare, Sharon. Kur Sharon bëri bujë, u zhvendosa për t’u ulur pranë saj dhe i thashë: “Le të këndojmë!” Menjëherë, ajo u qetësua dhe vazhduam të këndonim këngën e saj të preferuar, “Quacky the Duck (Rosaku i çuditshëm)”.
“Përsëri, gjyshe!”. Një herë, dy herë, njëzet herë, derisa të gjithë në fugon i luteshin asaj që ta ndërronte këngën, së cilës ajo i përgjigjej çdo herë: “Përsëri, gjyshe!”. Në ndalesën tjetër, mamaja e saj bleu disa ushqime të lehta për ta shpërqendruar, për t’i lehtësuar të gjithë. Por 14 vite më vonë, ende e kujtoj kohën e mrekullueshme që kaluam, ndërsa ajo shijonte këngën dhe unë kënaqesha me harenë e saj.
Muajin e kaluar, mbesa ime e vogël, Diana, erdhi për të kaluar një pasdite me mua. Ajo është tre vjeçe dhe po aq e ndritshme dhe plot energji sa Sharoni në moshën e saj. E ftova atë të më shoqërojë në treg, ftesë të cilën ajo iu përgjigj: “Vetëm nëse vjen edhe breshka!” Kjo breshkë është një lodër e madhe pelushi, që mamaja e saj ka lënë në shtëpinë time, pasi ajo jeton në një apartament të vogël ku komuniteti i lodrave është tashmë i populluar mirë.
Kur arritëm në treg, u përpoqa ta fusja në një karrocë me breshkën, por ajo këmbënguli ta fuste breshkën në një karrocë të vogël dhe ta shtynte vetëm. Ajo e vendosi lodrën me fytyrë nga vetja, kështu që ajo mund të shihte fytyrën e breshkës gjatë gjithë kohës. Sapo arritëm në shtëpi, ajo më kërkoi ngjyrat e dyllit dhe letër dhe vazhdoi të vizatojë një riprodhim çuditërisht besnik të breshkës së saj.
Ajo vizatoi kokën trekëndore, lëkurën rozë, gojën e purpurt, dy sytë me rrathë të jashtëm dhe të brendshëm, si të origjinales, dhe pastaj flokët. Unë kurrë nuk e kishte vënë re që breshka ishte rozë, dhe sidomos se ajo kishte flokë, edhe pse ajo kishte qenë në divan tim për muaj me radhë. Ishte një vepër arti për një trevjeçare, të cilin me krenari ia tregova të gjithë familjes dhe e vari në derën e gardërobës sime.
Në librin e tij God Came Near (Zoti erdhi pranë), Max Lucado i përshkruan kaq mirë momente të tilla: “Këto janë çaste të përjetshme. Momente që na kujtojnë thesaret rreth nesh. Momente që na qortojnë për humbjen e kohës me shqetësime të përkohshme, si paraja, vetitë apo përpikmëria. Kjo mund të sjellë një mjegull në sytë e zemrave më të vështira dhe t’i japë një perspektivë të re jetës më të zymtë.”