Krishtlindjet e vitit 1984 ishin Krishtlindjet e treta për familjen tonë, që i festonim larg Europës. Fshati i largët në Indinë lindore, ku ishim transferuar për të ofruar ndihmë vullnetare, ishte bërë shtëpia jonë e dytë. Pas disa vështirësive për t’u përshtatur me ndryshimet klimaterike dhe kulturore, shumë shpejt filluam të çmojmë njerëzit e mrekullueshëm që kishim përreth dhe filluan të shijojmë peisazhet, tingujt, shijet dhe aromat. Fillova të prisja me padurim për të bërë pazar në tregun vendas, ku kishte një përzgjedhje të mrekullueshme lëngjesh frutash të të gjitha stinëve—mango, banane, mjedra, papaja, limona jeshil etj.
Gjatë rrugës për në treg pamë një tezgë që shiste me një çmim shumë të lartë mollë shumë të mira. Na thanë se kishin ardhur nga zonat e largëta veriore të vendit gjë që shpjegonte edhe çmimin e lartë.
Filluan të më vinë ndër mend kujtime nga fëmijëria dhe sigurisht Krishtlindjet janë koha që sjellin shumë kujtime të tilla. Vajza ime e madhe po më shoqëronte atë ditë dhe lexoi mendimet e mia duke më thënë: “Sa bukur do të ishte të merrnim nga një mollë për Krishtlindje.”
Kështu lindi edhe ideja e surprizës së Krishtlindjeve për familjen tonë. Unë dhe bashkëshorti im kaluam një mbrëmje të tërë duke mbështjellë kutitë e mbushura me biskota, arra …. dhe me nga një mollë të madhe të kuqe!
Mëngjesin e Krishtlinjdeve, fëmijët hapën kutitë dhe filluan të kërcenn lart e poshtë nga gëzimi kur panë mollët! Mendoj se ne prindërit u kënaqëm po aq shumë duke i parë, dhe duke qenë se edhe ne morëm nga një kuti për Krishtlindje, shijuam mollën tonë të çmuar.
U rikthyem në Europë para disa vitesh dhe që atëherë kemi patur shumë mollë, por e gjithë familja jonë kujton ende me nostalgji atë Krishtlindje “të varfër” kur përjetuam atë ndjenjë “të pasur” mirënjohje për thjesht një mollë.
Uroj që të gjejmë gjithmonë, thjesht një arsye për të qenë mirënjohës—jo vetëm për Krishtlindje, por për çdo festë të vitit.