Ju bëni mirë të veçonit pak kohë me mua herët në mëngjes, sepse pa Mua, nuk do të shkonit shumë larg. Unë jam mençuria, forca dhe dashuria.

Siç i thashë dishepujve të Mi, ju mund të gjeni pushim për frymën dhe forcën tuaj të ditës tek Unë. 1 Mund të jetë tundim të vazhdoni energjinë tuaj në vend që të gjeni kohë për t’u ndaluar dhe për të hyrë në fushën e Shpirtit Tim, por kështu nuk do të jesh më efikas. Unë kam premtuar të rinovoj forcën e të gjithë atyre që më presin.

Ne mund të jemi si dy miq që janë të lumtur kur mendojnë se thjesht janë në praninë e njëri-tjetrit, edhe nëse nuk thuhet asnjë fjalë mes tyre. Ndërsa mendoni për Mua, kthejeni zemrën tuaj drejt Meje dhe meditoni për mirësinë time ndaj jush, kështu do të hyni në praninë time.

Prandaj, veço kohë çdo mëngjes për t’u afruar me Mua. M’u drejto në lutje dhe duke lexuar Fjalën Time.


  1. Shih Mateu 11:28–30.