Gjithkush e di se paratë nuk mund ta blejnë lumturinë, megjithatë njerëzit janë shumë të etur për ta anashkaluar këtë fakt gjatë pushimeve. Është kaq e lehtë të kapesh pas dëshirës për të blerë pajisjet dhe lodrat e fundit për të dashurit e tu, ndërkohë që mbush ato momente të çmuara që mund të kalosh me familjen dhe miqtë e tu, duke ndarë me ta dhuratën më të madhe në botë, dashurinë në zemrën tënde.

Sezoni i Krishtlindjeve ka të bëjë me Mua, megjithatë dyqanet nuk mbajnë dhuratat për të cilat kam pritur gjatë në ditëlindjen Time. Dhurata që unë dua të marr më shumë është e njëjta dhuratë që është kaq e paçmueshme për familjen dhe miqtë e tu – dashuria, koha dhe miqësia jote.

Ajo që dëshiroj më shumë është një vend në zemrën tënde. Dhurata më e mirë që ju mund të më jepni është një ftesë për të ardhur në zemrën tuaj dhe për të mos ju lënë kurrë. Nuk ia rrëzoj kurrë derën dikujt; gjithmonë pres një ftesë. Unë vetëm trokas, dhe shpresoj se do të dëgjosh zërin Tim duke trokitur në derën e zemrës tënde dhe ta hapësh për të më mirëpritur Mua.1

Zemra jote është një dhuratë e paçmueshme, dhe unë e çmoj atë. Dhurata të tjera vjetrohen, thyhen ose zbehen me kohën, por të premtoj se nëse më jep Mua Dhuratën e zemrës tënde, Unë do ta mbush atë me ngrohtësinë dhe dashurinë Time të përjetshme.


  1. Shih Zbulesën 3:20.