Gjithmonë më mahnit sesi Jezusi shfaqet në vendet e errëta dhe të vështira të jetës sonë. Një shembull i tillë tregohet te Luka 8.
Jezusi, i mbytur tashmë nga turma njerëzish të etur për të dëgjuar fjalët e Tij, ftohet në shtëpi nga Xhairus, një klerik dhe një njeri me rëndësi, që të shërojë vajzën e tij.
Jezusi pranon dhe niset të shkojë në shtëpinë e Xhairusit. Ndërsa Ai ecën nëpër rrugët e zëna dhe të mbushura me njerëz, një grua që ka qenë e sëmurë për 12 vite të gjata kap për një moment rrobat e Tij, dhe Bibla thotë se ajo u shërua menjëherë.
Vetëm atëherë, të dërguarit nga shtëpia e Xhairusit mbërrijnë, duke thënë, “Është tepër vonë, vajza juaj vdiq. Mos e shqetëso më Jezusin.” Por Jezusi tha, “Mos kini frikë; vetëm besoni dhe ajo do të bëhet mirë,” kështu që ata vazhdojnë rrugën për në shtëpi.
Kur mbërrijnë në mes të zisë së madhe, Jezusi i lë të gjithë jashtë, merr vetëm prindërit e vajzës, u fut brenda dhe e thirri fëmijën të çohej. Dhe ajo u çua, vajza 12-vjeçare nuk u rrëmbye më nga vdekja, por u rikthye në jetë.
Ka një mesazh të bukur në këtë fragment për secilin nga ne, se kudo që jemi dhe cilado qoftë situata jonë, ka shërim dhe përmirësim. Gruaja që kishte vuajtur për 12 vite duhet të ketë dëshiruar vdekjen; por përkundrazi, Krishti i dha asaj një jetë të re në një moment, së bashku me faljen dhe paqen. Vajza 12-vjeçare, jeta e së cilës papritur mbaroi para se të fillonte mirë, iu dha një vazhdim, së bashku me shërimin e plotë.
Jezui përsëri na drejtohet në mes të konfuzionit tonë dhe thotë,“ Më prek dhe rikthehu.” Turmat e mendimeve, zërat e dyshimit ose vitet e dhimbjes dhe të luftës nuk të bëjnë që Ai të mos na shohë; duhet vetëm një moment për të arritur tjetrin dhe për të besuar.
Ne mund të ndihemi sikur e gjithë jeta jonë, planet tona, ëndrrat, familja apo shëndeti, kanë pushuar papritmas dhe ne nuk do të ngrihemi më. Por Zoti ynë e di se ne jemi thjesht duke fjetur. Ai na mban nga duart kur ne nuk mund të ngrihemi, duke na thirrur butësisht të çohemi dhe të vazhdojmë jetën.
Ju mund ta lejoni Jezusin në shtëpinë dhe jetën tuaj, siç bëri Xhairusi, duke u lutur thjesht:
I dashur Jezus, të lutem më fal për të gjitha gjërat e gabuara që kam bërë. Unë e hap derën e zemrës sime për Ty dhe të ftoj të futesh në të dhe të qëndrosh gjithmonë me mua. Më ndihmo të mësoj të të njoh më mirë përmes leximit të Fjalës Tuaj në Bibël, në mënyrë që të tregoj dashurinë Tënde tek ata që takoj.