Në prag të Krishtlindjeve të vitit tim të dytë në universitet, unë po përpiqesha dhe po dështoja mjerisht, të ndieja “atmosferën e Krishtlindjes.” Pjesërisht nga ngazëllimi që kisha mbaruar vitin e parë dhe po përballesha me rraskapitjen e fundit të semestrit, të shoqëruar me frustrimin lidhur me një detyrë që po më mundonte. U ula jashtë duke pritur në zyrën e profesorit tim për të diskutuar detyrën problematike që sapo përmenda, ndërsa rikujtoj me mençuri brohoritjen e shkujdesur dhe të bukur të festave të Krishtlindjes së fëmijërisë.
Ai më thirri brenda dhe unë u përpoqa ta fshij vrenjten time të zymtë. Para se të fillonim, ai hapi sirtarin e tavolinës dhe nxori një qese me Dum Dums. “Do karamele? Mund të zgjidhësh një,” ma ofroi me një buzëqeshje. U kapa pa mendje dhe nisa qeshja me nervozizëm. Qëkur profesorët u japin karamele studentëve?
“Gëzuar Krishtlindjen!” tha ai, dhe pastaj filloi të ndajë me mua mendimet e tij se si mund ta rishikoja punimin tim. Doli se nuk do të ishte aq e komplikuar sa mendoja, dhe dola nga takimi duke u ndier shumë më mirë.
Megjithëse profesori im nuk e dinte për vetminë time dhe mërzitjen e vitit të dytë, gjesti i tij spontan dhe i sjellshëm më dha pikërisht atë ngritje emocionale që më duhej të përballoja pjesën tjetër të sfidave të mia për Krishtlindje, siç janë provimet e mia të ardhshme përfundimtare. Ajo lëpirëse të vogël e të gjelbër me aromë limoni përmbante magjinë e Krishtlindjes, dhurimin e gëzuar, spontan, si dhe shijimin e karameleve.
Pasi mbarova lëpirësen, shkova në një klasë tjetër, ku ndodhi të shihja një nga miqtë e mi që po rrinte mbi një libër të rëndë të inxhinierisë civile. Sytë e saj ishin të lodhur dhe goja e saj po binte me dhimbje në një mënyrë disi të njohur për mua. Kur hapa çantën e shkollës për të nxjerrë librin tim, pashë që kisha dy biskota me çokollatë në njërën nga xhepat, të cilat i kisha paketuar për një qerasje pasdite. I nxora jashtë dhe pyeta shoqen tim, “Ej, do një biskotë?”
Të shihja sytë e saj teksa ndriçonin më bëri edhe mua të buzëqeshja dhe kuptova se edhe pse nuk do të shijoja të njëjtat festime të Krishtlindjes dhe festa si të viteve të mia të fëmijërisë, akoma mund të përhapja një gëzim për Krishtlindje tek ata përreth meje. Një buzëqeshje dhe një qerasje e ëmbël është një gjë kaq e vogël, megjithatë në një kohë si Krishtlindja kur nostalgjia emocionale dhe pritshmëria e madhe përplasen me më shumë dhimbje me realitetin e ashpër të jetës, një veprim i thjeshtë i bujarisë mund të bëjë çudira për të sjellë gëzimin e Krishtlindjes në një ditë të zymtë.