Thashë “Më mirë vonë se kurrë” dhe morra përsipër diçka të re dhe të vonuar: në moshën pesëdhjetë e ca vjeçare u regjistrova për kurs në një autoshkollë vendase.
E tmerrshme, direkt në orën e dytë, më çuan të ngas makinën në trafikun kaotik të Nairobit.
“Përpiqu të krijosh hapësirë përqark mjetit tënd” ishte një nga udhëzimet e para.
“E lehtë ta thuash por është shumë e vështirë kur shikon që askush tjetër nuk e bën” mërmërita me inat ndërsa ecja në orarin e pikut të trafikut. Pavarësisht përpjekjeve të mia, shumë shpejt e pashë veten të ngjeshur mes minibuzëve të mbingarkuar nga të cilët buçiste muzikë rrep, motorçikletave që gjarpëronin nëpër rrugica, dhe një kamioni pastrimi që trasnportonte mbeturina dhe lartohej mbi makinën time të ngjeshur.
“Nëse nuk mund të gjesh hapësirë nga të gjitha anët, përpiqu të gjesh në dy prej tyre, dhe nëse nuk mundesh as në dy, atëherë të paktën në një, para ose mbrapa”.
Më tingëlloi si një mësim që duhet zbatuar në jetë kur problemet më mposhtin.
Si një nënë e shtatë fëmijëve dhe si një misionare për një kohë të gjatë në Afrikë, jam përballur më një sëri situatash shumë stresuese që testonin durimin tim duke më provokuar të tejkaloja kufijtë.
Sa herë që gjërat dukeshin sikur po bëheshin shumë të vështira për tu përballuar, më vinte në mend ky premtim: “Zoti është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.” 1
[divider icon=”ellipsis-horizontal” style=”none”]
Këto strategji më kanë ndihmuar:
Krijimi hapësirave. Për të qenë e aftë për tu përballur me situata të vështira fillova të bëja pushime të shkurtra gjatë gjithë ditës. Këto pushime janë mjaft të dobishme në periudha kur nevojitet më tepër energji dhe pozitivitet.
Të qënurit e sinqertë. Më është dashur të mësoj të jem e sinqertë me veten dhe të tjerët lidhur me gjërat që nuk më pëlqejnë. Për shembull, nipi im 3 vjeçar e di që nuk mund ta duroj zhurmën, ndaj dhe kujdeset për këtë gjë duke mbajtur volumin e ulët, gjë që na ndihmon të kalojmë sa më mirë kur jemi së bashku.
Gjetja e kohës. Familja jonë është përpjekur gjithmonë të gjejë kohë për t’i diskutuar gjërat dhe gjithashtu t’i parashtrojë çështjet e vështira para Zotit duke u lutur së bashku.
Pranimi i ndihmës.Të lejosh të tjerët të të ndihmojnë në situata të vështira, mund të të shpëtojë jetën. Është gjithashtu një për të krijuar lidhje më te forta nëpërmjet suksesit të grupit
Të vepruarit me kujdes. Duke zbatuar parimin “mos vepro menjëherë” i jep mundësi çështjeve të nxehta dhe situatave të pashtruara të shqyrtohen më mire. I jep gjithashtu kohë Zotit për të zgjidhur problemet.
- 1 Korintasve 10:13 ↑