Para pak kohësh lexova disa këshilla se si të sillesh me njerëzit:

1) Fol hareshëm.
2) Buzëqesh.
3) Drejtoju njerëzve në emër.
4) Ji miqësor dhe i dobishëm.
5) Fol hapur.
6) Trego interes për të tjerët
7) Ji bujar duke i çmuar, kurajuar dhe vlerësuar ata.
8) Ji i interesuar me pastërti për ndjenjat e të tjerëve.
9) Shmang debatet.
10) Ji i dobishëm.

Këto janë këshilla të shkëlqyera mendova, dhe vendosa të përpiqesha t’i zbatoja në jetën time të përditshme. Nuk ma merrte mendja se një mundësi për të bërë këtë gjë do të vinte që të nesërmen—por jo ashtu siç unë e prisja.

Bashkëshortja ime u mërzit me mua që nuk e ndihmova të çonte koshin me rroba në tarracë. Në shtëpinë tonë, janë gjashtë vargje shkallësh para se të arrish në krye, ndaj është një punë e rëndë të ngresh një kosh plot me rroba të lagura për t’i varur.

U përpoqa t’i shpjegoj se do ta kisha ndihmuar me kënaqësi nëse do ma kishte kërkuar, por dukej shumë e bindur se unë e kisha shmangur me qëllim. Sa e padrejtë! U mërzita, dhe sado që përpiqesha, e vetmja këshillë për t’u kuptuar më njerëzit që mund të kujtoja në atë moment ishte ajo me numër 9, “Shmang debatet” —por tashmë ishte vonë për atë këshillë.

M’u kujtua kjo kur Xhulio Çezar ishte i inatosur, ai përsëriste me mend gjithë alfabetin para se të fliste, por mua do të më duheshin më shumë se 36 shkronja për të mos bërë apo thënë diçka të pamatur. Në atë moment mu kujtua poezia “Kaloje”

Pas pak, tensionet mesh nesh u qetësuan, dhe u pajtuam. I kërkova falje bashkeshortes sime me një dhuratë dhe një puthje, dhe debati mbi koshin e rrobave u bë disi i parëndësishëm. Tani që çështja u sqarua, herën tjetër kur të lahen rrobat, të jeni të sigurt që do të zbatoj këshillën numër 10—“Ji i dobishëm”

[divider icon=”ellipsis-horizontal” style=”none”]

Kaloje

Realisht njerëzit e mëdhenj
Nuk e ulin veten të merren me gjëra të vogla;
Fjalë të keqija, lënie të hidhura
Që të torturojnë dhe lëndojnë thellë.
Ata janë shumë të mëdhenj për t’i vënë re
Thjesht i anashkalojnë
Madje edhe me buzëqeshje ndonjëherë
Apo me shkelje syri.
Ata e kanë kuptuar se mbi të gjitha
Në fund , është më mirë kështu
Ta kaloh me një buzëqeshje
Thjesht kaloje miku im.
Virginia Brandt Berg (1886–1968)