Ndërsa Jezusi udhëtoi nëpër Palestinë duke shpërndarë mesazhin e Tij për faljen dhe dashurinë e Zotit, “Ndiqmëni” ishte ftesa që Ai bënte shpesh. Për shembull, ky pasazh në Ungjillin e Mateut:

Duke ecur gjatë bregut të detit të Galilesë, Jezusi pa dy vëllezër: Simonin, të quajtur Pjetër, dhe Andrean, të vëllanë, të cilët po hidhnin rrjetën në det, sepse ishin peshkatarë. Jezusi u tha atyre: ”Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish”.Dhe ata i lanë menjëherë rrjetat dhe e ndoqën.

Dhe, duke vazhduar rrugën, pa dy vëllezër të tjerë: Jakobin, birin e Zebedeut dhe Gjonin, vëllanë e tij, në barkë bashkë me Zebedeun, atin e tyre, duke ndrequr rrjetat. Dhe i thirri. Dhe ata lanë menjëherë barkën dhe atin e tyre dhe i shkuan pas. 1

Ai vazhdoi të thërriste burra dhe gra në krah të Tij gjatë gjithë shërbesës së Tij, madje edhe pas ringjalljes së Tij, “Jezusi i tha Pjetrit: ‘Ndiqmë'”. 2

Çfarë do të thotë të ndjekësh Jezusin? E fillon me marrëdhënien tonë me Jezusin dhe fjalët e Tij. Nëse qëndrojmë në fjalët e Tij 3 dhe i lëmë të ndikojnë në modelet tona të mendimit, do të transformohemi nga përtëritja e mendjeve tona. 4

Ndërsa të krishterët sot nuk mund ta ndjekin Jezusin fizikisht si dishepujt, Bibla e bën të qartë se ndjekja e Tij përfshin zbatimin e mësimeve të Tij në jetën tonë. Siç tha Jezusi: “Nëse i përmbaheni mësimeve të mia, jeni me të vërtetë dishepujt e mi. Atëherë do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju lirojë.” 5


  1. Mateu 4:18–22
  2. Gjoni 21:19
  3. Shih Gjoni 15:4.
  4. Shih Romakëve 12: 2.
  5. Gjoni 8:31-32