Unë isha i lodhur dhe më kishte zënë gjumi, ndërsa isha në tramvaj. Kur arrita në stacionin tim, unë u zgjova nga tronditja dhe mezi arrita të zbrisja në kohë. Për fat të keq, vetëm pas takimit me dentistin, kuptova se e kisha lënë laptopin tim në tramvaj! E pabesueshme! Dosjet e punës së 20 viteve të fundit ishin në atë laptop, së bashku me drive-rat rezervë në çantë me të, tani të gjitha të humbura! Ndihesha sikur isha 5 centimetra, ose siç thotë thënia, aq i vogël sikur kisha arritur kyçin e këmbës së një krimbi. Fillova të qortoja veten, teksa kujtoja kur bashkëshortja më paralajmëroi ta lija laptopin në shtëpi. Biseda riluhej në kokën time: “Do ta humbasësh.” “Jo,” iu përgjigja, “s’ka shans.”
Më pas, zëri tjetër, ai që unë e quaj “Bota Reale,” ndërhyri: Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”. Lypni dhe do t’ju jepet. Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni. 1
Në atë dilemë të veçantë, ishte e lehtë të dije se çfarë të kërkosh. I telefonova mikut tim Andit dhe i thashë ç’më ndodhi, pastaj u lutëm së bashku që laptopi të gjendej. E lashë situatën në dorën e Zotit, duke u lutur «vazhdimisht», siç thotë Bibla. 2 Sidoqoftë ishte e vetmja gjë që mund të bëja. Mund ta godisja kokën pas murit duke bërtitur i penduar, ose mund të shkoja në takimin tim e radhës. Zgjodha për këtë të fundit.
Pas dentistit, hipa në një tramvaj tjetër dhe u drejtova për në destinacionin tjetër. Unë ende po mendoja dhe po flisja me Zotin për atë që kishte ndodhur kur vura re një vajzë të re duke lëvizur ecur drejt shoferit me një çantë të njohur në dorë! Çanta ime e laptopit! Në ekstazë, vrapova drejt saj dhe i shpjegova se çfarë kishte ndodhur dhe e rimora laptopin. E falënderova me shpirt që e gjeti dhe i dhashë asaj një revistë Activated në shenjë mirënjohjeje.
Llogarita që në atë ndalesë kishin kaluar 33 tramvaje që nga koha kur humbi laptopi im. Cilat ishin shanset për të hipur saktësisht në të njëjtin tramvaj dhe për të gjetur laptopin tim të cilin kisha tre orë që e kisha humbur?
Të kesh besim në Zot nuk do të thotë që do të rimarrim gjithmonë sendet e humbura apo lutjet tona do të marrin të gjitha përgjigje, por ne dimë se Ai do të jetë me ne dhe do të na ndihmojë të kapërcejmë disi problemet tona. Dallimi që bën besimi është se ne nuk jemi vetëm në sprovat dhe mundimet tona, ne kemi një mik që mund ta thërrasim!