Një nga tregimet e mia të preferuara të Krishtlindjes është për një këpucar të moshuar që ëndërroi një natë Krishtlindjeje se Jezusi do ta vizitonte të nesërmen.1 Ëndrra ishte aq e vërtetë sa ishte i bindur se do të bëhej realitet.

Kështu që, të nesërmen në mëngjes u ngrit, dekoroi dyqanin e tij dhe u ul për ta pritur Atë.

Orët kaluan dhe Jezusi nuk erdhi. Por një plak u fut brenda për të shpëtuar nga i ftohti i dimrit. Ndërsa flisnin, këpucari nuk mund të mos vinte re vrimat në këpucët e plakut, kështu që para se të largohej, ai u zgjat te rafti dhe i dha atij një palë të reja.

Prapë, Jezusi nuk erdhi. Por një grua trokiti në derë dhe i tha se nuk kishte ngrënë atë ditë dhe e pyeti nëse mund të jepte çfarëdo lloj gjëje për familjen e saj. Këpucari i dha asaj drekën që kishte përgatitur për veten. Pastaj u ul përsëri për të pritur Jezusin.

Ndërkohë, dëgjoi një fëmijë duke qarë përpara dyqanit të tij. Ishte një djalë që ishte ndarë nga prindërit e tij dhe kishte humbur. Kjo ka ndodhur para telefonave, kështu që ai veshi pallton e tij, mbylli dyqanin dhe e çoi djalin në adresën e tij disa blloqe më tutje.

Atë mbrëmje, këpucari reflektoi mbi ditën e tij me tinguj trishtimi, pasi ëndrra e tij nuk ishte bërë realitet. Jezus, pse nuk erdhe?

Dhe pastaj iu duk sikur dëgjoi një zë që thoshte: Erdha tri herë sot. Isha njeriu me këmbët e ftohta. Isha gruaja që i dhe ushqim. Isha djali në rrugë.

Jezusi kishte ardhur. Dhe këpucari ishte kujdesur për Të pa e ditur.2

***

Një nga paradokset e botës moderne është se shumica e njerëzve që festojnë Krishtlindjen në një mënyrë apo tjetër nuk e kanë dëgjuar kurrë historinë e vërtetë të Krishtlindjes. Madje shumë nga ata që kanë parë shfaqje të vendlindjes, reklama, ose klipe filmash për Krishtlindje dhe mund të identifikojnë personazhet – Maria, Jozefi, foshnja Jezus, disa barinj, disa njerëz të mençur, disa engjëj – në fakt nuk e dinë se çfarë u ka ndodhur ose pse ka rëndësi.

Vështirë se është faji i tyre. Ekosistemi i Krishtlindjes është ngatërruar me interesat komerciale që zbehin mesazhin e tij. Për të qenë të sinqertë, shumicës prej nesh do t’i duhej një rifreskim. Kjo është arsyeja pse ky numër i Activated përfshin një feature të veçantë prej katër faqesh për ta ritreguar atë histori në detaje.

Paçi ju dhe të dashurit tuaj një Krishtlindje të mrekullueshme dhe të lumtur!


  1. Ky version u adaptua dhe u shkurtua nga tregimi i shkurtër i Leo Tolstoit “Ku është dashuria, është Zoti.”
  2. Shih Mateu 25:37–40.