Më pëlqen ideja e Ardhjes, megjithëse e pranoj se nuk jam shumë i mirë për ta vëzhguar atë. Vjen në periudhën më të ngarkuar të vitit kur nxitoj të përmbush qëllimet dhe afatet e fundvitit dhe, natyrisht, të përgatitem për Krishtlindje.

Ardhja ka të bëjë me rikujtimin e rëndësisë së ardhjes së parë të Jezusit dhe pritjen që besimtarët ndjejnë për ardhjen e Tij të dytë. Kërkon përgatitje shpirtërore dhe nuk është diçka për të cilën mund të nxitoni.

Simeoni dhe Ana ishin të pranishëm në tempull kur Jozefi dhe Maria sollën foshnjën Jezus për t’u bërë synet. Me shumë gjasa, në tempull atë ditë u sollën shumë foshnja të tjera, të gjinisë mashkullore. Çfarë i bëri Simeonin dhe Anën të kuptonin se Jezusi ishte i veçantë?

Bibla nuk hyn në detaje, por thotë është se ata ishin në pritje për Jezusin. Ana nuk u largua kurrë nga tempulli dhe Simeonit i ishte premtuar nga Zoti se do ta shihte Mesinë përpara se të vdiste. Dhe kur Jezusi u shfaq si një foshnjë e vogël, Shpirti i Shenjtë i zbuloi atyre se Mesia kishte mbërritur. Askush nuk e dinte apo askujt nuk i ishte thënë paraprakisht. Besoj se përgatitja e tyre shpirtërore i bëri ata të përgatitur për atë zbulim.

Ka disa mënyra si mund të më bashkohesh dhe të përgatitesh për sezonin e Ardhjes së Jezusit:

  • Lexo profecitë e Dhiatës së Vjetër për Jezusin. Disa nga pjesët më të bukura të Dhiatës së Vjetër janë pjesët që profetizojnë për Jezusin. Sa herë që i lexoj këto, kuptoj pak më shumë se çfarë mrekullie e madhe, e mrekullueshme dhe e ndërlikuar është Jezusi! Këtu janë disa profeci për fillim: Isaia 53, Psalmi 22, Zanafilla 12:3, Mikea 5:2, Isaia 7:14
  • Unë do të rishikoj Të Zgjedhurit (The Chosen) . Më pëlqen se si tregohet historia nga kaq shumë këndvështrime të ndryshme dhe se si tregon realitetin e jetës hebreje në atë kohë.1
  • Bëni diçka për njerëzit që keni pranë. T’i japësh nevojtarit është e rëndësishme, por është e rëndësishme t’i japësh edhe atyre përreth teje, edhe nëse ata nuk duken si nevojtarë. Disa gjëra që mund të bëjmë janë të ftojmë dikë për darkë, të gatuajmë biskota ose brownies për t’i ndarë, të organizojmë një shikim të një filmi për Krishtlindje, të ndihmojmë me kujdesin e fëmijëve ose ndonjë shërbim tjetër.
  • Kaloni kohë duke u lutur. Kjo është gjëja që kërkon më shumë përpjekje për mua. Jo se unë nuk lutem Por të gjej kohë për t’u lutur, është një përpjekje e madhe për mua, edhe pse është një pjesë jetësore e përgatitjes shpirtërore.

Këto mund të mos jenë aktivitetet më tradicionale të Ardhjes së Jezusit, por për mua, thelbi nuk është të shohësh traditën aq shumë sa të presësh Jezusin dhe të përgatitesh për ardhjen e Tij të dytë.


  1. Shihni Jezusin përmes syve të atyre që e takuan Atë në shfaqjen televizive shumë-sezonale Të Zgjedhurit The Cosen) te: https://watch.angelstudios.com/thechosen