Eja tek Unë me të gjitha barrët, merakun dhe shqetësimet e tua, dhe gjeje prehjen që të kam premtuar për shpirtin tënd (Mateu 11:28–29). Ndoshta barra jote është e rëndë për ty, por nuk është e rëndë për Mua. Supet e Mia janë mjaft të forta për të mbajtur çdo ngarkesë që më sjell.
Fjala Ime të mëson të më dorëzosh të gjitha shqetësimet dhe ankthin tënd, sepse Unë kujdesem për ty (1 Pjetrit 5:7). Por mund të pyesësh: “Si t’i lë në duart e tua, Zot?” Së pari, ndalo për disa çaste dhe reflekto mbi situatën tënde. Cilat janë barrët që po mbart? Çfarë po të shkakton stres dhe ankth?
Pastaj, foli Mua për to, një nga një. Më kërko të kujdesem për çdo gjë që të rëndon dhe mbështetu tek premtimi Im se do të të mbaj dhe nuk do të lejoj kurrë që të lëkundesh (Psalmi 55:22). Pasi të më kesh treguar nevojat e tua me lutje dhe falënderim, beso se paqja Ime do të mbrojë zemrën dhe mendjen tënde (Filipianëve 4:6–7).
Pavarësisht nga ajo që po të shqetëson, kur më beson barrën tënde, ajo bëhet më e lehtë. Prandaj, eja tek Unë me gjithçka që të rëndon dhe beso se, në çdo kohë ankthi apo prove, Unë jam gjithmonë me ty. Gëzimi Im do të të japë forcë dhe paqja Ime — që e kapërcen çdo kuptim njerëzor — do të të mbajë të qetë dhe të qëndrueshëm (Nehemia 8:10).