Kur isha nxënëse, mbaj mend që dëgjova një këngë melankolike që përmbante tekstin, “Pse kam lindur; pse po jetoj?” Në atë kohë, nuk mund ta imagjinoja pse dikush do t’ia bënte vetes këtë pyetje.
Por me kalimin e viteve, fillova të kuptoj se të gjithë po kërkojnë një përgjigje, një arsye për të jetuar. Shoh se shumë njerëz i bëjnë vetes pyetje të tilla si “Pse kam lindur?” apo “Cili është qëllimi im?”
Disa njerëz fatkeqësisht kalojnë gjithë jetën e tyre duke kërkuar përgjigje për këto pyetje dhe s’i gjejnë kurrë ato. Por pasi shohim Krijuesin tonë dhe planin e Tij për njerëzimin, mund të fillojmë të shohim se për çfarë jemi këtu dhe çfarë duhet të bëjmë me jetët tona. Kur shohim përtej vetes për të vërtetën e Fjalës së Zotit, fillojmë të shohim se çfarë është jeta.
Kur koha jonë në këtë tokë të ketë mbaruar dhe Zoti të na thërrasë në shtëpinë tonë të përjetshme, ajo që do të ketë rëndësi është dashuria jonë për Zotin dhe për të tjerët, e shfaqur përmes fjalëve dhe veprave të mira dhe të kujdesshme.