Kur isha nxënëse, mbaj mend që dëgjova një këngë melankolike që përmbante tekstin, “Pse kam lindur; pse po jetoj?” Në atë kohë, nuk mund ta imagjinoja pse dikush do t’ia bënte vetes këtë pyetje.
Por me kalimin e viteve, fillova të kuptoj se të gjithë po kërkojnë një përgjigje, një arsye për të jetuar. Unë mund të shoh se shumë njerëz pyesin veten pyetje të tilla si, Pse kam lindur? apo Cili është qëllimi im?
Disa njerëz fatkeqësisht kalojnë gjithë jetën e tyre duke kërkuar përgjigje për këto pyetje dhe s’i gjejnë kurrë ato. Por pasi të shohim Krijuesin tonë dhe planin e Tij për njerëzimin, mund të fillojmë të shohim se për çfarë jemi këtu dhe çfarë duhet të bëjmë me jetët tona. Kur ne shikojmë përtej vetes për të vërtetën e Fjalës së Zotit, ne fillojmë të shohim se çfarë është jeta.
Kur bie zilja e shkollës dhe engjëjt të bëjnë me shenjë, e vetmja gjë që mund të marrësh me vete janë veprat që ke bërë në dashuri.