[Pasi dëgjuan engjëllin të lajmëronte lindjen e Krishtit, barinjtë] shkuan, pra, me nxitim dhe gjetën Marinë, Jozefin dhe fëmijën që ndodhej në një grazhd.  Mbasi e panë, përhapën ato që u ishte thënë për atë fëmijë. Dhe të gjithë ata që i dëgjuan,  u mrekulluan  nga gjërat që u treguan barinjtë. Por Maria i ruante të gjitha këto fjalë, duke i medituar në zemrën e saj.1

Dhe të gjithë ata që dëgjonin tregimin e barinjve, habiteshin nga tregimi i engjëjve në një faqe mali, që i këndonin dhe ia drejtonin foshnjës së porsalindur të një çifti që vinte nga Nazareti. “Do t’i gjesh të strehuar në një stallë”.

Ndërkohë, Maria po pushonte në heshtje, duke soditur fytyrën e qetë të foshnjës Jezus. Ajo po mendonte për të gjitha ngjarjet e nëntë muajve të fundit. Ajo ruajti çdo kujtim dhe i reflekoi ato në zemrën e saj. Sinkronizimi i bukur, detajet e shumta – kaq shumë skena që konvergojnë në pikën kulminante, ngjarja e vetme – ardhja e Mesisë, Shpëtimtarit – tani i shtrirë në një grazhd. Kujtonte vizitën engjëllore, ëndrrën e Jozefit, reagimin e kushërirës së saj Elizabetës, udhëtimin e vështirë në Betlehem në çastet e fundit të shtatzënisë. A nuk dukej sikur gjërat po shkonin keq kur ata nuk mund të gjenin një vend për të qëndruar dhe ajo ishte kaq e lodhur? Në rrethanat më të pazakonta të jetës, foshnja lindi. Ndoshta pyeste veten nëse Zoti i mbante mend premtimet e Tij në lidhje me këtë foshnjë.

Por kur barinjtë i treguan një kori qiellore dhe udhëzimet hyjnore, ajo e kuptoi se Zoti u  kujtua dhe se qielli ishte i gëzuar. Edhe një herë, Maria ruajti kujtimet e ngjarjes dhe reflektoi mbi to vazhdimisht.

Çfarë më mahnit tek historia e bukur e Krishtlindjes së Parë? Çfarë duhet të ruaj kur reflektoj mbi këtë rrëfim të përjetshëm të lindjes së Shpëtimtarit tim? Ashtu si Maria, mendoj se si Fryma e Zotit ishte duke punuar çdo detaj, nga transhendentët tek më të parëndësishmit – njerëzit, vendet, kohët. Kjo është kënaqësia e Zotit; Ai dëshiron të punojë në këto nivele të shumëfishta.

Shoh se si jeta ime është ndërthurur me shumë njerëz të çmuar, dhe se si ngjarjet në ekzistencat tona të veçanta shpalosen për t’u takuar në momente të mëdha të lidhjes. Habitem kur  shoh fijet e thurura në tapicerinë e historisë sime dhe ruaj çdo kujtim dhe shpesh i reflektoj  ato në zemrën time.


  1. Luka 2:16–19 NIV, e theksuar