A keni menduar ndonjëherë a dëshiron Zoti që të jeni të lumtur? Një koncept popullor që gjendet në shumë libra të krishterë thotë se “Zoti ka rezervuar gjëra të mira për ty. Zoti dëshironi që ta shijoni jetën, begati dhe lumturi.” Kjo e shndërron Zotin e universit në një Babagjysh kozmik. Ne themi një lutje të vogël për ta informuar Atë se ç’është në listën tonë, pastaj nëse ajo që kemi kërkuar nuk shfaqet nën pemë, mund ta fajësojmë Atë, sepse nuk ka arritur të na bëjë të lumtur.

Në fakt, ka dy gjëra që Bibla thotë se Zoti dëshiron nga ne: Së pari, Zoti dëshiron që të pranojmë Birin e tij si Shpëtimtarin tonë: “Prandaj edhe Perëndia e lartësoi madhërisht dhe i dha një emër që është përmbi çdo emër, që në emër të Jezusit të përkulet çdo gju i krijesave (ose gjërave) qiellore, tokësore dhe nëntokësore dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jezu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë.”1

Tjetra, Perëndia dëshiron që ne të “jemi të ngjashëm me shëmbëlltyrën e Birit të tij.”2. Ai shpesh e arrin këtë duke sjellë situata në jetën tonë që na rafinojnë dhe largojnë të metat tona. S’është gjithmonë argëtuese dhe nuk na bën gjithmonë të ndihemi “të lumtur”.

Nga ana tjetër, predikimi i parë i regjistruar i Jezuit ka të bëjë me lumturinë! Në Predikimin në Mal, 3 Jezusi liston nëntë gjëra që do t’i bëjnë ndjekësit eTij makarios, që shfaqet mbi 50 herë në Dhiatën e Re dhe shpesh përkthehet si “të lumtur” ose “të bekuar”.

Megjithatë, përkufizimi i Jezusit për lumturinë është i ndryshëm nga i yni. Nuk është një emocion i paarritshshëm ose i bazuar në gjëra fizike dhe materiale. Në librin e tij, Thjesht Krishterim, C. S. Lewis vërejti se është e kotë të kërkosh lumturi veçmas Zotit: “Zoti e krijoi makinerinë njerëzore për të vrapuar mbi Veten e Tij. … Kjo është arsyeja pse thjesht nuk është mirë t’i kërkojmë Zotit të na bëjë të lumtur në mënyrën tonë pa u shqetësuar për fenë. Zoti nuk mund të na japë një lumturi dhe paqe përveç Vetes, sepse lumturia nuk është atje.

A dëshiron Zoti që ti të jesh i lumtur? Po, Ai dëshiron. Por Ai nuk dëshiron që ju të kërkoni lumturi kalimtare vetë. Përkundrazi, Ai dëshiron që ju të përjetoni lumturinë e vërtetë dhe gëzimin e qëndrueshëm që vetëm Ai mund të japë. “Lum ai popull që ka për Perëndi Zotin!” 4


  1. Filipianëve 2:9–11
  2. Romakëve 8:29
  3. shih Mateu 5:1–12.
  4. Psalmet 144:15